Një 32 vjeçar nga Dibra u arrestua nga policia pasi u kap me lëndë narkotike.
Gjatë kontrolleve në një pikë të ngritur, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Land Rover”, me targa angleze, me drejtues shtetasin Kleo Kaleshi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Muhurr Peshkopi.
Në momentin e ndalimit nga policia për kontroll, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur poshtë rrugës një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike “Cannabis Satiava”.
Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe grumbullimin e lëndës narkotike ku paraprakisht rezulton me peshë rreth 30 gramë.
Në përfundim të veprimeve të para , është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.