Policia e Dibrës ka sekuestruar 200 kg kanabis në njësinë administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci.
Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një tunel, e futur nëpër thasë.
Lënda narkotike është gjetur rreth 25 metra në brendësi të tunelit. Policia po vijon hetimet.