Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi kanë dhunuar faturinon e autobusit të linjës Kinostudio-Kombinat.
Mbrëmjen e djeshme, në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës-Kinostudio- Kombinat, dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë autobus, si pasojë e një konflikti të çastit po dhunonin fatorinon e autobusit.
Punonjësit e Policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin, por dy shtetasit A.T., 24 vjeç, dhe F. K., 20 vjeç banues të dy në Tiranë, kundërshtuan me dhunë edhe punonjësit e Policisë Rrugore.