Policia italiane ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar pasi ka kërcënuar efektivët. Shqiptari është denoncuar nga kunata, e cila ka parë se si 42-vjeçari po kërcënonte e dhunonte të motrën. Por, me mbërritjen e karabinierëve në shtëpi, situata është përkeqësuar.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari përsëriste në mënyrë të vazhdueshme se aty ishte ai ‘i zoti i shtëpisë’ dhe nuk mund të futeshin brenda banesës. Më pas ka kërcënuar dhe fyer efektivët. Me forcë, karabinierët kanë arritur ta arrestojnë shqiptarin.
Gruaja me tre fëmijët u gjet me lot në sy dhe tha se i shoqi kishte shkuar i dehur në shtëpi dhe po e keqtrajtonte. Policët u përpoqën të rivendosin qetësinë dhe t’i marrin gruas 35-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare, sendet personale për të kaluar natën në shtëpinë e një miku të saj.