• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhjetë prokurorët që do të pastrojnë drejtësinë në Shqipëri

09:02 | 26/07/2016
në Uncategorized
0

30-45 vjeçarë, me pak përvojë në sistemin e drejtësisë, trajnohen tre muaj në SHBA dhe nisin punën në nëntor me dosjet e korrupsionit që tashmë janë në duart e ONM-së

Do të jenë dhjetë prokurorë specialë që do të pastrojnë sistemin gjyqësor nga të korruptuarit. Më pas ata që do të rezultojnë të pastër do të bëjnë pastrimin e politikës nga të korruptuarit e të inkriminuarit.

Lexo edhe

Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin

Kurti në Tiranë, Edita Tahiri: Përdori ‘bashkimin kombëtar’ për…

Messi dhe Roccuzzo nuk përmbahen nën ritmin e muzikës latine –

Ky është me pak fjalë i gjithë thelbi i reformës në drejtësi. Procesi nis me vetingun. Një ekip i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së dhe një grup juristësh ndërkombëtarë, të cilët mbërrijnë këtë javë në Tiranë, bëjnë përzgjedhjen finale të dhjetë prokurorëve. Procesi i mbledhjes së CV ka nisur prej disa javësh  dhe është punuar nga disa ekspertë ndërkombëtarë të SHBA e vendeve të BE-së, të cilët do të jenë pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ekipi i Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, do të bëjë përzgjedhjen e personave nga këto të dhëna që janë mbledhur deri tani.

Dhjetë prokurorët specialë

dritan rreshkaJanë përzgjedhur tashmë emrat e rreth 30 prokurorëve, nga të cilët do të përzgjidhen dhjetë prej tyre si prokurorë specialë. Në fundin e shtatorit dhjetë prokurorët e përzgjedhur do të nisen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u trajnuar për kryerjen e procesit të vetingut. Në kushte speciale trajtimi, por me një kusht që e gjithë privatësia e tyre të jetë rreptësisht e kontrolluar, dhjetë prokurorët do të jenë ata që do të kryejnë pastrimin e plotë të sistemit të drejtësisë. Padyshim që gjatë gjithë procesit do të jenë duke u asistuar nga ekspertët ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit. Këta të fundit do të kryejnë punën kryesorë në proces. Burime thanë se një ndër emrat e përmendur si pjesë e mundshme e dhjetëshes së prokurorëve është edhe prokurori, Dritan Rreshka.

Prej disa vitesh Rreshka është ekspert i Shkollës së Magjistraturës për trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve për çështjet e që lidhen me pastrimin e parave. Është çertifikuar nga NITA (National Institute of Trial Advocacy – US Department of Justice) si trajner për aftësitë e prezantimit të çështjes në gjyq duke marrë pjesë me cilësinë e ekspertit në trajnimin e studentëve magjistrat, përsa i përket kësaj fushe. Ka kontribuar në hartimin e teksit “Manual për hetimin e krimit financiar”, botuar në vitin 2010 me mbështetjen e projektit OPDAT, Departamenti i Drejtësisë Amerikane.

Të tjerë prokurorë që kanë CV të përafërta me Rreshkën do të jenë pjesë e dhjetëshes së heronjve që do të pastrojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sipas parashikimeve, në fundin e nëntorit pritet të ketë rezultatet e para të procesit të vetingut në radhët e gjyqësorit. Ndërkohë që pastrohet nga të korruptuarit, sistemi do të ngrihet me të përzgjedhur të tjerë që pritet të jenë të rinj e ndoshta me pak përvojë në sistemin e drejtësisë. Të gjithë ata që do të përzgjidhen për t’u bërë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri do të kenë mundësi të trajnohen në SHBA dhe vendet e BE-së.

Do të jetë kjo trupë e sistemit të drejtësisë që do të nisë më pas të pastrojë me themel sistemin politik në Shqipëri. Ka qënë pikërisht kjo lidhje mes sistemit të drejtësisë dhe atij të politikës, të lidhur në korrupsion që ka bërë të pamundur vendosjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

komisioni i reformesNë grupin e ekspertëve që do të kryejnë pastrimin e sistemit të drejtësisë, por edhe atij të politikës, janë të përjashtuar ata gjyqtarë e prokurorë që kanë përvojë në sistem gjatë regjimit komunist.

Në fakt, procesi ka nisur muaj më parë. Ekspertët e BE-së dhe SHBA-së, të cilët janë angazhuar në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri kanë tashmë në dorë dosje të gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar, por edhe të politikanëve të korruptuar. Dosjet që janë në dorën e tyre do të jenë puna e parë që do të shqyrtojë dhjetëshja e prokurorrëve specialë të vetingut.

Etiketa: BKHDepartamenti i Drejtësisë AmerikaneDritan RreshkaNational Institute of Trial AdvocacyOPDATOperacionit Ndërkombëtarë të MonitorimitUS Department of Justicevetingu

Të Lidhura

Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin

Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin

nga 27
16:18 | 26/03/2023
0

Stefano Pioli mund të ketë dy shtesa të tjera në listën e tij të dëmtimeve kur skuadra e plotë e...

Kurti në Tiranë, Edita Tahiri: Përdori ‘bashkimin kombëtar’ për…

Kurti në Tiranë, Edita Tahiri: Përdori ‘bashkimin kombëtar’ për…

nga 27
16:14 | 26/03/2023
0

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti, i cili këtë të diele ka...

Messi dhe Roccuzzo nuk përmbahen nën ritmin e muzikës latine –

Messi dhe Roccuzzo nuk përmbahen nën ritmin e muzikës latine –

nga 27
16:10 | 26/03/2023
0

Lojtarët e kombëtares së Argjentinës festuan me të afërmit e tyre në një klub në qytetin. Por shfaqjen e vodhën...

Kombëtarja mbërrin në Varshavë me objektiv tre pikët –

Kombëtarja mbërrin në Varshavë me objektiv tre pikët –

nga 27
16:04 | 26/03/2023
0

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë mbërritur në Varshavë, teksa më pas i janë drejtuar hotelit ku do të qëndrojnë të...

Para
Mëngjesi i sotëm nisi me dy aksidente, tre të vdekur dhe tre të plagosur

Mëngjesi i sotëm nisi me dy aksidente, tre të vdekur dhe tre të plagosur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin

Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin

16:18 | 26/03/2023
Kurti në Tiranë, Edita Tahiri: Përdori ‘bashkimin kombëtar’ për…

Kurti në Tiranë, Edita Tahiri: Përdori ‘bashkimin kombëtar’ për…

16:14 | 26/03/2023
Messi dhe Roccuzzo nuk përmbahen nën ritmin e muzikës latine –

Messi dhe Roccuzzo nuk përmbahen nën ritmin e muzikës latine –

16:10 | 26/03/2023
Kombëtarja mbërrin në Varshavë me objektiv tre pikët –

Kombëtarja mbërrin në Varshavë me objektiv tre pikët –

16:04 | 26/03/2023
Përmbyset autobusi në Sauk, 3 të lënduar

Përmbyset autobusi në Sauk, 3 të lënduar

16:00 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin
  • Kurti në Tiranë, Edita Tahiri: Përdori ‘bashkimin kombëtar’ për…
  • Messi dhe Roccuzzo nuk përmbahen nën ritmin e muzikës latine –
  • Kombëtarja mbërrin në Varshavë me objektiv tre pikët –
  • Përmbyset autobusi në Sauk, 3 të lënduar
  • Largimi eventual i Brozo-s i jep mundësi mesfushorit të kombëtares –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin
  • Kurti në Tiranë, Edita Tahiri: Përdori ‘bashkimin kombëtar’ për…

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com