• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhimbja që kthehet në poezi

11:44 | 01/02/2016
në Uncategorized
0

Janë dyzet e nëntë poezi përmes së cilave Edmond Tupja zhvishet përpara lexuesit, i sinqertë, i vërtetë, njeri, poet, prind…babai i Gesit, djalit të tij 23-vjeçar, i dënuar me fat e fatkeqësi( siç do e quanim rëndom ne, shumica, e paaftë për t’i kuptuar punët e Providencës) për të mbetur përjetësisht i pastër, përjetësisht fëmijë.

“Kishte momente kur shkruaja dhe qaja. Rilexoja dhe përlotesha”, – rrëfen Tupja, ndërsa përshkruan me të njëjtën frymë, të cilën ai e quan gulç që nuk e linte të qetë apo dalldi që e kishte mbërthyer për muaj të tërë, ndërsa çdo mbrëmje shkruante një poezi që i kushtohej Gesit.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

“Kam botuar një libër për autizmin, tim bir, mbi dramën familjare, tronditjen… i cili titullohet ‘Kur dhimbja premton dashuri’, por diçka kishte mbetur nga ajo kohë. Kisha dëshirë të shkruaja prapë”, – zbulon ai ndërsa rikujton dhimbjen që përshkruan librin e parë.

Dhimbja do trokiste sërish, kësaj here do të kishte trajtën e nënës. “Mos ik o ma” ishte libri që e shkroi tre muaj përpara se e ëma të ndërronte jetë. “Isha prapë brenda qerthullit të dhimbjes”.

Kishte nisur të shkruante ndërkaq disa poezi për të birin. Njëra madje u bë edhe teksti i një kënge. “Renis Gjoka, këngëtar i muzikës rrok ma propozoi, kishin bërë muzikën dhe unë u dhashë tekstin, i pëlqeu, bëri këngën bashkë me një video dhe fitoi çmimin e Videoklipit më të mirë në vitin 2013, pastaj kisha shkruar tri apo katër poezi të tjera. Më erdhi një si gulç, thashë, pse të mos shkruaj poezi për djalin?! Më vinte vetiu. Ulesha në darkë, pasi mbaroja punët e mia të të shkruarit, përpara dhe të bëja një dorë shah apo letra me kompjuterin, ulesha dhe shkruaja një poezi. Shkrova kështu pesëdhjetë ”, – vijon Tupja duke folur per gazeten Mapo, ndërsa thotë se njërën prej tyre e sakrifikoi duke menduar se ishte motiv që gjendej edhe në poezi të tjera. Kështu mbetën dyzet e nëntë, që bënë bashkë “Albumi i brengës më të thellë” botim i Shtëpisë botuese “Ombra GVG”.

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Çmenduria e blerjeve në kampionatin kinez, me urdhër të shtetit?

Çmenduria e blerjeve në kampionatin kinez, me urdhër të shtetit?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com