Dy ditë pas atentatit mafioz që tronditi jo vetëm Elbasanin, por gjithë vendin, Vizion Plus, zbardh detaje të reja nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ekzekutimi i tre personave dhe u plagosën 8 të tjerëve, pjesëtarë dhe te afërm të fisit Çapja.
Kamerat e sigurisë në lokal kanë filmuar gjithë momentin kur banda në makine është afruar, ka qëlluar me breshëri dhe është larguar.
Pamjet tregojnë se automjeti qe dyshohet se është një BMW- X5 ishte duke lëvizur nga Elbasani ne drejtim të Librazhdit.
Pak para afrimit tek shënjestra, automjeti ka kaluar rrugën dhe ka ndaluar në sheshin para lokalit.
Nga pamjet, dallohen qarte tre gryka zjarri. Njëra është nga vendi i parë i majtë, nga brenda, me xhamin ulur.
Vrasësi i dytë doli nga sedilja e pasme e të njëjtit krah dhe i treti, del dhe qëllon duke u mbrojtur nga kofano e makinës.
Këto të dhëna i kane bindur hetuesit se makina ka qene me timon anglez, duke i dhënë mundësi dy prej vrasësve te qëllojnë direkt e pa asnjë pengesë mbi shënjestrat. Agron Çapja, djali dhe nipi i tij si dhe gjithë të tjerët, ndodheshin në katër tavolina të ndryshme, një jashtë e tre brenda.
Plumbat e qëlluara nga tre personat, te cilët mbanin veshur pantallona te uniformes, ishin fatale, pasi të gjithë u kapën ne befasi.
Kjo pasi makina është afruar me drita të fikura.
Gjithë krimi ndodhi në më pak se një minutë.
Pas masakrës, pamjet e kamerave te sigurisë tregojnë se si makina është larguar me shpejtësi normale drejt Elbasanit, pa xhiruar gomat e pa lënë asnjë shenjë në vendin e krimit.
Këto pamje i kanë bindur hetuesit, se vrasësit janë persona me njohuri të mira policore ose ushtarake.
Ata realizuan një krim në kohë rekord, në një aksion tipik, që sot e kryejnë vetëm forcat speciale ose trupat komando.
Policia ka siguruar të tjera pamje nga një tjetër kamer sigurie pas konstatimit se kamera mbi lokalin ku u krye masakra e Elbasanit ishte dëmtuar.
Pamjet filmike të kamerës në shtyllë janë marrë nga policia.
Por çfarë kanë filmuar ato? Sipas të dhënave, nga pamjet filmike shihet se dy automjetet e atentatorëve kanë mbërritur me drita të fikura para lokalit.
Në zonë mbizotëronte errësira, ndaj nuk janë filmuar qartë atentatorët.
Nga pamjet dallohen se ata ishin të veshur me kamuflazh, por nuk dallohet nëse ishin gjuetie apo policie.
Gjithashtu, kamerat kanë filmuar edhe momentin e sulmit. Mënyra se si lëviznin atentatorët krijon idenë se ata kishin dijeni dhe e njihnin mjaft mirë zonën.
Kamera që mendohej se do të jepte pamjet filmike, të cilat do të çonin në zbulimin e autorëve të Masakrës së Elbasanit është dëmtuar nga plumbat e mitralozit.