• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje nga arrestimi i Sokol Bodes për lidhjet me Habilajt, kur mbërriti policia kërkoi 2 minuta të takohej me familjen

08:06 | 12/08/2022
në Shqiperi
0

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me arrestimin e Sokol Bodes. Mësohet se ai kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia. Në momentin e arrestimi ka kërkuar vetëm 2 minuta kohë që të ndahej me prindërit dhe vëllain me aftësi të veçanta. Mësohet se Bode është kapur në orën 21:25 minuta  dhe është gjetur i shtrirë në divanin e sallonit të tij. Burime bëjnë me dije se informacioni për mbërritjen e Bodes në Berat ishte siguruar në rrugë operative.

Ai qëndronte i fshehur në shtëpinë e tij, në lagjen “Uznovë e Madhe” në Berat. Në drejtim të banesës së tij janë nisur 2 furgona policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Kanë qenë pikërisht forcat operacionale të DVP Berat ata që kanë hyrë në banesën dy katëshe ku jetonte Bode dhe në ndihmë të tyre kanë qenë edhe efektivë të forcave Shqiponja. Kur forcat e policisë kanë hyrë në banesën e Sokol Bodes, e kanë gjetur të shtrirë në divanin e sallonit të tij dhe mësohet se i shumëkërkuari nuk ka bërë rezistencë.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Pas futjes së policisë në banesë, nëna e Bodes ka shpërthyer në lot ndërsa ai e ka qetësuar duke i thënë “Qetësohu se kjo dihet.” Burimet policore bëjnë me dije se përpara se të hipte në furgonin e policisë, Bode ka kërkuar 2 minuta kohë të ndahej me familjen dhe vëllain e tij me aftësi të kufizuara,që ndodhej në rrugën jashtë banesës.

Ai është shoqëruar në ambientet e DVP Berat, për veprime të tjera proceduriale, ndërkohë që mësohet se do të transferohet drejt Tiranës.

Kush është Sokol Bode?

Ai ishte dënuar me 8 vjet burg, pasi akuzohet nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt, (ky i fundit i arrestuar pak kohë më parë në Itali për trafik droge).

Bode, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa akuzohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sattivës në këtë qark.

Në 3 shkurt 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen për gjykimin e të pandehurve Saimir Tahiri, Jaled Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, nën akuzën “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”,  si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në 10 korrik 2019, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila pasi nuk ishin gjetur, ndërsa ndau çështjen e tyre nga çështja nga Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish ministrin Tahiri.

 

 

Etiketa: ARRESTIMIdetajefamiljahabilajtminutaPoliciasokol bode

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Mbështeti divorcin e vajzës së tij, 29-vjeçari vret vjehrrin në sy të fëmijës së mitur

Mbështeti divorcin e vajzës së tij, 29-vjeçari vret vjehrrin në sy të fëmijës së mitur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tjetër aksident në Tiranë nga autobusët e “Go Green” (VIDEO) –

Tjetër aksident në Tiranë nga autobusët e “Go Green” (VIDEO) –

21:19 | 21/03/2023
Shtatë arsye pse është mirë të hani mollë jeshile –

Shtatë arsye pse është mirë të hani mollë jeshile –

21:11 | 21/03/2023
Vuçiç e refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin –

Vuçiç e refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin –

21:07 | 21/03/2023
Kiara xheloze ndaj Jorit, shikoni veprimin që bën (VIDEO) –

Pse e ndryshoi emrin e IG Luizi? Produksioni donte fitimet –

21:03 | 21/03/2023
Të gjitha akuzat që rëndojnë mbi Arben Ahmetajn –

Të gjitha akuzat që rëndojnë mbi Arben Ahmetajn –

20:59 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Tjetër aksident në Tiranë nga autobusët e “Go Green” (VIDEO) –
  • Shtatë arsye pse është mirë të hani mollë jeshile –
  • Vuçiç e refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin –
  • Pse e ndryshoi emrin e IG Luizi? Produksioni donte fitimet –
  • Të gjitha akuzat që rëndojnë mbi Arben Ahmetajn –
  • Tronditen banorët, zarf i zi mbërrin në shtëpi –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tjetër aksident në Tiranë nga autobusët e “Go Green” (VIDEO) –
  • Shtatë arsye pse është mirë të hani mollë jeshile –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com