Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e sotme në Durrës, ku një tren përplasi një të ri, 16 vjeç kur po kalonte mbi shina.
I riu ende nuk është identifikuar, ndërsa ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë.
Sakaq, mësohet se 16-vjeçari po ecte mbi shina, ndërsa mbante kufje në vesh, kjo ka bërë që ai të mos dëgjojë zhurmën e trenit që po vinte.
https://27.al/aksident-ne-durres-treni-perplas-nje-20-vjecar/