Dështon Veliaj, zgjidhet kryetari i ri i Shoqatës Tirana

0
236

Kryetari i ri i Shoqatës së Futbollit Tirana është zgjedhur, Krenar Alimehmeti, në zgjedhjet që u mbajtën pasditen e sotme në ambientet e FSHF.

Alimehmeti mundi në garë kandidatin tjetër, Eduard Prodanin, për të cilin në lojë hyri dhe kryebashkiku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Kujtojmë se në një audiopërgjim që u publikua në media ditën e sotme, kreu i Bashkisë Tiranë është kapur duke u bërë presion anëtarëve të Shoqatës Tirana, për të votuar kandidatin që mbështeste ai.