Një shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi akuzohet për trafik droge. Mësohet se shqiptari, me banim në provincën e Riminit, është arrestuar në Misano teksa i jepte ‘mall’ një klientit të tij.
Në momentin që ai po merrte paratë, karabienierët ndërhynë dhe e vunë në pranga shqiptarin. Ndërsa, ‘klienti’ është shpallur në kërkim. Nuk dihet nëse ai gjithashtu ishte shqiptar.
Shqiptarit të arrestuar, pas kontrollit, iu gjetën 3 gram kokainë, të ndarë në doza, së bashku me 1150 euro cash, të cilësuara si të ardhura nga tregtia e drogës.