Pas dështimit për ligjin e ri për kujdesin shëndetësor në Senat, presidenti amerikan, Donald Trump fajësoi demokratët dhe pak pjesëtarë të partisë së tij, por premtoi se do të rikthehej me një plan të madh për shëndetin.
“Ne u lamë në baltë nga demokratët dhe pak republikanë. Pjesa më e madhe e republikanëve ishin besnikë të mrekullueshëm dhe punuan shumë. Ne do të rikthehemi
Siç kam thënë gjithnjë fillimisht të rrëzojmë Obamacare dhe më pas të mblidhemi e të hartojmë një plan të madh për kujdesin shëndetësor. Qëndroni në pritje…“, shkruante Trump në Twitter mëngjesin e të martës.