Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dështimi me negociatat/ Basha: Bundestagu kërkoi arrestimin e atyre që vodhën votat dhe zgjedhje të reja (film)

Nga Ejona 0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se opozita e priste atë që vendimin që morën vendet anëtare të Bashkimit Europian për mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Basha tha se dy kushtet e reja të dhënë nga Bundestagu kanë të bëjnë me arrestimin e personave që morën pjesë në shitjen e votave si dhe me bërjen e zgjedhjeve të reja dhe mopranimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ndërkohë, Basha ka shprehur mirënjohjen kancelares Merkel dhe partisë simotër CDU-CSU për përkrahjen gjatë këtij procesi.

“E prisnim atë që ndodhi sot. Duam t’i shprehim mirënjohjen tonë kancelares Merkel dhe partisë tonë simotër CDU-CSU për përkrahjen. Ftoj këdo që mund  t’i ketë harruar që  t’i rikthehet kushteve të Bundestagut. Ishin pesë, u bënë shtatë e më pas u bënë nëntë kushte. Kujtoj se dy kushtet e reja kanë të bëjnë me arrestimin e personave me shitjen e votave si dhe me bërjen e zgjedhjeve të reja”, tha Basha.

LIVE – Ne donim një rezultat ndryshe sot.Në qeverinë e Ramës Shqipëria bëri hapa prapa.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 18 octobre 2019

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej