Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se opozita e priste atë që vendimin që morën vendet anëtare të Bashkimit Europian për mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Basha tha se dy kushtet e reja të dhënë nga Bundestagu kanë të bëjnë me arrestimin e personave që morën pjesë në shitjen e votave si dhe me bërjen e zgjedhjeve të reja dhe mopranimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ndërkohë, Basha ka shprehur mirënjohjen kancelares Merkel dhe partisë simotër CDU-CSU për përkrahjen gjatë këtij procesi.
“E prisnim atë që ndodhi sot. Duam t’i shprehim mirënjohjen tonë kancelares Merkel dhe partisë tonë simotër CDU-CSU për përkrahjen. Ftoj këdo që mund t’i ketë harruar që t’i rikthehet kushteve të Bundestagut. Ishin pesë, u bënë shtatë e më pas u bënë nëntë kushte. Kujtoj se dy kushtet e reja kanë të bëjnë me arrestimin e personave me shitjen e votave si dhe me bërjen e zgjedhjeve të reja”, tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2584977115067141/