“Dëbimi i popullsisë së Çamërisë nga Greqia u bë në mënyrë të përgjakshme… Puna e Zervës u përmbyll me një masakër të pamëshirshme në Filat në mars 1945…Ai e pastroi atë zonë nga banorët shqiptarë me një zell e praktikë të tillë që vetëm ballkanasit mund t’i kuptojnë.”
Ishte vitit 1944, kur koloneli britanik, Chris Woodhouse, njoftoi zyrtarisht Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe për krimet e Napoleon Zervës mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Në deklaratën zyrtyare të dërguar pranë ministrisë së jashtme të vendit që ai përfaqësonte, Chris Woodhouse, shkruante: “I trimëruar prej misionit Aleat që drejtohej nga unë, në vitin 1944 i përzuri (çamët) nga shtëpitë e tyre për të lehtësuar veprimet tona kundër armikut (!)” Më tej pohon: “Dëbimi i tyre nga Greqia u bë në mënyrë të përgjakshme… Puna e Zervës u përmbyll me një masakër të pamëshirshme kundër çamëve në Filat në mars 1945… Ai e pastroi atë zonë nga banorët shqiptarë me një zell e praktikë të tillë që vetëm ballkanasit mund t’i kuptojnë!”
Është një ndër deklaratat më të qarta që vërtetojnë genocidin grek ndaj popullsisë së Çamërisë, e që përjashtojnë çdo justifikim të palës greke për të mos e njohur dhunën e tyre ndaj popullsisë së Çamërisë, si genocide. Deklarata e kolonelit britanik është marrë nga libri “ Çështja Çame” me autor (Miranda Vickers, The Cham issue)