Një deputete ukrainase ka marrë armët për të mbrojtur kryeqytetin e vendit nga pushtimi rus. Ajo ka deklaruar ditën e sotme se ka thënë se do ta bëjë këtë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. Kira Rudik, tha se ishte e bindur se mund të qëllonte një ushtar rus nëse i shkonte në shtëpinë e saj, shkruan BBC. Duke folur për BBC Radio Scotland të hënën, deputetja ukrainase tha:
“Unë nuk kam asnjë plan për t’u larguar, ky është qyteti im, ky është vendi im dhe kam në plan ta mbroj atë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Nuk ka asnjë shans që ndonjë diktator i çmendur rus të mund të më largojë nga vendi ku jetoj dhe ku dua të jetoj”, tha ajo.
Deputetja Rudik është një nga shumë qytetarët në Ukrainë që kanë pranuar të armatosen, pasi forcat ushtarake kërkojnë të forcojnë pozicionet kyçe. “Ne morëm pushkë në parlamentin ukrainas dhe në dy ditët e fundit jam stërvitur për t’i përdorur ato, kështu që tani kam shumë besim se do të isha në gjendje të qëlloja dikë nëse ai vinte në shtëpinë time” tha ajo.
Por deputetja ukrainase mendon se pushtimi rus do të zgjaste nga 10 ditë deri në dy javë, për shkak numrit të madh të viktimave në radhët e forcave ruse, moralit të ulët dhe papërgatitjes për një konflikt të zgjatur.