Deputeti më i vjetër i Partisë Socialiste, i cili u bë pjesë e kuvendit pas dorëheqjes së Saimir Tahirit ka kaluar një parainfrakt.
Spartak Braho, gjatë ditës së djeshme ka pasur dhimbje gjoksi, shtrëngim dhe probleme me frymëmarrjen dhe pas vizitave në spitalin e Durrësit është konstatuar se ka kaluar parainfarkt.
Ai është dërguar në Tiranë ku i është nënshtruar vizitës nga mjekët kardiologë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet.