Deputeti shqiptar në Bruksel nismë për Çështjen Çame, mbështetje nga PDIU – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti shqiptar në Bruksel nismë për Çështjen Çame, mbështetje nga PDIU

10:39 | 06/10/2017
në Shqiperi
0

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur nismën e deputetit shqiptar në Parlamentin e Brukselit, Blegjikë, Amet Gjanaj, për miratimin e rezolutës për Çështjen Çame. Sipas PDIU, Ndërkombëtarizimi i Çështjes Çame është një detyrim për çdo shqiptar, ndaj veprimi i deputetit Gjanaj përbën një pasuri të vyer për këtë kauzë kombëtare.

Relacioni i plotë i rezolutës të prezantuar nga Gjanaj

Bashkangjitur do të gjeni një projekt-rezolutë mbi genocidin e tmerrshëm që u zhvillua në 1944 në veriperëndim të Greqisë aktuale në një rajon të populluar atëherë me 90 % shqiptarësh, Çamëria.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Është e vërtetë se Greqia është një anëtare e Bashkimit Evropian, por megjithatë është po aq e vërtetë se do të duhet, një ditë apo një tjetër, që të përballet me të kaluarën e saj të fshehur deri më tani. Për arsyet e mëposhtme, kjo bëhet dhe më urgjente :

Ballkani ka qenë gjithmonë një fuçi baruti dhe nëse nuk i kushtojmë vëmendje, ky gadishull rrezikon të kthehet përsëri në një vatër konfliktësh që rrallë herë është kufizuar lokalisht.

A e dini se më 7/11/2016, Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos lançoi ushtrime ushtarake në kufi me Shqipërinë dhe në atë rast, i veshur me uniformë ushtarake, kërcenoi Shqipërinë (e cila është gjithashtu anëtare e NATO-s), duke i kujtuar se Greqia është shumë më e fuqishme ushtarakisht dhe se ka dhe armë të mjaftueshme dhe moderne ?

A e dini se Greqia paguan me mijëra pensione për banorë të Shqipërisë, të cilët nuk i përmbushin kriteret (nuk kanë mjaftueshëm apo asnjë ditë pune në Greqi) për të pretenduar një pension nga Greqia. Ata i paguan vetëm për t’i përdorë për zgjedhjet në Shqipëri për t’i detyruar ata që të votojnë për partinë e pakicës greke që përpiqet të vëjë dorë mbi jugun e Shqipërisë ? Kushton miliona euro çdo vit për qëllime krejtësisht territoriale që janë gjithashtu një faktor që shpjegon krizën financiare të Greqisë!

A qe dini se Greqia përdorë statusin e saj të vendit evropian për të kërkuar vazhdimisht që Shqipëria të respektojë të drejtat e pakicës greke në Shqipëri. Një pakicë numri i të cilës po rritet vazhdimisht, kuptohet në mënyrë krejt artificiale, dhe që Greqia e përdorë duke paraqitur gjëndjen e saj socio-ekonomike si një shenjë të diskriminimit të saj. Duhet pasur parasysh se Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe se popullsia e saj ka një GDP për frymë prej 4,146.00 $ kundrejt 34.341,00 $ për mesatarën e vendeve të BE-së. Prandaj, e gjithë popullsia vuan nga kushte të mjerueshme socio-ekonomike, jo vetëm popullata me origjinë greke. Pastaj, nëse i njihni mjaftueshëm shqiptarët, do ta kuptoni shumë shpejt se në përgjithësi nuk bëhet asnjë trajtim diskriminues në Shqipëri në lidhje me pakicën greke. Ndërkohë, Greqia, e cila ka pakica të rëndësishme në territorin e saj, ende nuk e ka ratifikuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Minoriteteve.

A e dini se Greqia, e ka kërcënuar Shqipërinë se do ta përdorë veton e saj kundër hapjës së negociatave për të hyrë në BE në qoftë se ajo nuk përmirëson akoma më shumë të drejtat e minoritetit grek (ndërtim shkollash të reja greke kudo, shumë më tepër se numri i nxënësve me origjinë greke dhe përpjekjen për ta zyrtarizuar gjuhën greke në jugun e Shqipërisë) dhe varreza të reja për të ashtuquajturit “ushtarët grekë” të rënë në luftën italo-greke në 1941-1943. Duhet të theksohet këtu se Shqipëria ka dhuruar më parcela të mëdha për varreza në jug të Shqipërisë për “ushtarët grekë” dhe që për të mbushur varret e këtyre varrezave të “ushtrisë greke” në vjeshtë të vitit 2010, varret e varrezave të lokalitetit të Boboshticës u përdhosën dhe eshtrat e të vdekurve shqiptarë të këtij lokalitetit u zhvendosën dhe u përdorën për të mbushur varrezat e varrezave të “ushtarëve grekë” duke arritur një makabritet të pakrahasueshëm dhe një skandal të paparë. Greqia kërkon që të ketë dhe 8.000 vende më shumë në dispozicion për eshtrat e këtyre ushtarëve që thonë se kanë vdekur në Shqipëri. Ndërkohë, një komision i posaçëm pati vlerësuar se të rënët grekë në Shqipëri ishin gjithsej 2.250 veta, që do të thotë përafërsisht numri i vendeve që janë dhënë më për varrezat e tyre. A nuk do të mund t’i riatdhesojnë ata në Greqi ? Jo sepse objektivi është paraqitja e jugut të Shqipërisë si një vend i mbushur me varre grekësh dhe bashkë me veprime të tjera që ta kolonizojnë jugun e Shqipërisë.

A e dini se gati 800.000 shqiptarë punojnë në Greqi në kushte që shpesh janë shumë të këqija, duke vuajtur nga diskriminime të përditshëm të grekëve ? Kur hynë në Greqi, ata i detyruan të ndryshonin emrin dhe mbiemrin katolikë apo muslimanë për t’i bërë që të dukën ortodoksë dhe me prapashtesën greke, që t’i asimilojë sa më shpejt që t’i përdorin në ndonjë ditë me qëllim që të zgjerohen në jug të Shqipërisë.

A e dini se një numër i konsiderueshëm emigrantësh që janë kapur në kufi gjatë kalimit të kufirit, janë torturuar nga policia greke pa u shqetësuar asnjëherë nga sistemi i drejtësisë, aq më pak nga Evropa ?

A e dini se, gjatë trajnimeve të ushtrisë greke, shpesh ndodh që ushtarët të këndojnë kore raciste ndaj Shqiptarët dhe kërcënime me vdekje shqiptohën kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë ?

A e dini se Greqia ndërhyn rregullisht në punët e brendshme të Shqipërisë ? Ndodh shpesh që njerëz që duan t’i shpëtojnë dënimit për prishjen e ndërtimeve të tyre pa leje, paraqitën sikur janë pjestarë të minoritetit grek. Në përgjithësi, Greqia i ka vënë vetes detyrë që të reagojë kundër autoriteteve shqiptare që pastaj t’i regjistrojë këto persona si persona të pakicës greke. Në mënyrë të përgjithshme, përfaqësuesit e Greqisë në Shqipëri ndërhyjnë në të gjitha llojet e konflikteve dhe organizojnë aktivitete me karakter nacionalist, të cilat as nuk e respektojnë fushën e kompetencës së tyre si diplomatë.

Duke parë se nuk do të jetë e mundur për Greqinë dhe grekët që të kapërcejnë këtë qëndrim arrogant prej neo-kolonialistëve, duke parë këmbënguljen e përditshme të Greqisë për të përdorur statusin e saj si shtet evropian për ambiciet e saja territoriale, duke marrë parasysh acarimin e popullsisë shqiptare kundër këtyre ndërhyrjeve të vazhdueshme dhe sjelljen arrogante e dashakeqëse, duke marrë parasysh se Greqia nuk mund të vazhdojë të nëpërkëmbë një popull të tërë aq më shumë duke vepruar sikur të kishte mandatin e Evropës për këtë dhe sigurisht duke marrë parasysh genocidin mbi popullatën Çame, kam vlerësuar si tepër të nevojshme të ju dërgojë këtë projekt-rezolutë.

Ne besojmë se sjellja arrogante e Greqisë është ushqyer për shumë vite nga mos njohja e genocidit që ka shkaktuar dhe që i ka çuar grekët që të zhvillojnë një kompleks dhe një prirje të papranueshme raciste, në veçanti ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë!

Ndaj ju ftojmë që ta merrni në konsideratë duke e futur në proçedurë. Ndjehuni të lirë ta përdorëni sikur do ta gjykoni më mirë.

Duke ju falenderuar përzemërsisht për mundimin që keni marrë që ta lexoni dhe vendimin e drejtë që do të merrni për ta paraqitur këtë projekt-rezolutë dhe për ta futur në proçedurë.

Etiketa: Amet GjanajBrukselÇeshtja çamePDIU

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Spartak Ngjela analizon “sezonin” politik, zbulon nga kush po kërcënohet Sali Berisha

Maskarada mes Ruçit e Bashës në Parlament ishte aktrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com