Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka publikuar pamje nga spitali i Peshkopisë. Në videon e publikuar në Facebook, shihet gjendja e rëndë në të cilën ndodhet spitali.
“Shëndetësia “falas” e rilindjes, si “surrati” i qeverisë! ?
Në spitalin e qytetit Peshkopi në rrethin Dibër kemi një situatë katastrofike të tij.
Pamjet e pediatrisë në këtë spital, nuk kanë nevojë për koment!!
Mungon infrastruktura e nevojshme e godinës, duket sikur është e vitit 1938 ?!
Qeverisë nuk i interesojnë qytetaret, as pacientët, por nuk i interesojnë as mjekët, infermierët dhe personeli ndihmës, pra s’ka shëndetësi falas!
Qeverisë i interesojnë PPP e famëshme dhe xhepi i tyre personal,” shkruan deputeti.