Deputeti i Shqipërisë del pozitiv me koronavirus – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti i Shqipërisë del pozitiv me koronavirus

13:51 | 27/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Deputeti Adriatik Alimadhi është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë deputeti, i cili ka postuar në rrjetin social Facebook një foto nga shtrati. Gjithashtu e infektuar është edhe bashkëshortja e deputetit Alimadhi.

Alimadhi akuzon kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.

Postimi i plotë

Read more

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

I nderuar z. Kryeministër!
Nuk kisha ndërmend ta bëja publike gjendjen time shëndetësore pasi analizat nga ISHP më nxorrën pozitiv.

Duke ju parë ju dhe ministren e shëndetësisë në të cilën shëtisnit shumë serbest sepse e keni vënë përpara këtë popull duke i thënë vetëm futuni brenda…
Mire keni bërë dhe për këtë jemi shumë dakord!

Bashkëshortja të cilën e ka kapur edhe atë virusi po më thoshte si nuk kanë turp këta, si gënjejnë këta, si mashtrojnë këta?!
E kjo kuptohet sepese ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithë ecurinë time.

Po ju përshkruaj çfare kam bërë unë si proces:
Në datë 24 të ketij muaji në orët e vona të natës u paraqita në urgjencë.
Më bënë vizitën, analizat, si dhe një grafi për mushkritë.
Doktoresha më tha që duhet të shkoni për vizitë në sanatorium dhe ashtu bëra.

Me shoqëruan me ambulancë. Po çfarë ambulanca flisni ju more? Kur hipa në të si në frigorifer, me xhama të hapura që nuk mbylleshin.

Ç’të them!
Një mjet që nuk i plotësonte kurrë parametrat për të sëmurë.
Dakord, shkova në sanatorium, doktorët atje ishin shumë korrekt dhe pasi më morën të gjitha analizat më thanë ejani nesër në mëngjes për të bërë një skaner. Ashtu bëra, ata më bënë edhe tamponin.

Shkova në orën 8 të mengjesit bëra skanerin, i cili më nxorri me problem në mushkri.

Pasi e kishte parë doktoresha me thotë se dyshojnë për COVID 19. Gjithesesi, më tha ajo, këtë do ta japim kur të marrim përgjigjen e analizave nga ISHP, pas orës 16, të datës 24 mars.
Ashtu bëra, pas ora 18 po e asaj dite më merrë në telefon doktoresha dhe më thotë përgjigja e ISHP është; keni dalë pozitiv.

Po atë ditë njoftova kryetarin e Kuvendit me një SMS mbi gjendjen time shëndetsore. Për hirë të së vërtetës më mori menjëherë në telefon dhe më pyeti për gjendjen shëndetësore.
I kërkova ndërhyrjen e tij pranë autoriteteve përkatëse. Po ashtu ai më mori përsëri sot në telefon duke me pyetur përsëri për gjendjen shëndetësore, më pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgjë deri tani.
Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnjë interesim. Mire më tha se po interesohem unë dhe për këtë e falenderoj.
Po mirë z. Kryeminister, analizat kanë dalë që neë datën 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mirë kjo, njerëzit e mi të dashur që kam qënë në kontakt i bien 127 dhe interesohen për mua, përgjigja e tyre e dini cila është; keni temperaturë pini paracetomol etjera…
Po mirë ata, po unë që kam dalë pozitiv, ku është interesimi? Çfarë duhet të bëjë unë tani?
Kartela ime është në urgjencën e spitalit sanatorium. Analizat i ka bërë ISHP, ku çohen më pas? Sigurisht që proçesin duhet ta ndjek unë por kur bëra analizat ata më kërkuan numrin e telefonit dhe do më njoftonin prej tij.
Pra që ta kuptosh për mua nuk ka fare interesim dhe po të them mos bëjë prapagandë; Do vinë kaq ambulanca
; Do bëhen gati kaq shtretër dhe do bëhen spitale. Kur do bëhen? Kur të vdesin njerzit?! Shqiptarët?!Thuaj shyqyr Zotit që shqiptarët po të rrinë në shtëpi ashtu siç po veprohet dhe janë marrë masa në vendet e prekura para nesh.
Mirëpo, lëri pallavrat, gjithçka që ju sërviret shqiptarëve nga ju është fallco.

Ata po lëngojnë në shtëpitë e tyre, ashtu si edhe unë me bashkshorten time. Po luftojnë me jetën. E dimë gjendjen e shtetit por mos i mashtro shqiptarët thuaju vetëm të drejtën dhe vërtetën.

Ne po përballemi vetëm në këtë mënyrë gati prej një jave, unë sëbashku me bashkshorten po e bëjë me radhe, e pi unë një paracetamol i pari, dhe i bëjë shërbimin asaj.
Me pas e pi ajo paracetamolin dhe më bënë ajo mua shërbim.

Këtë e bëjmë në 4-5 orë, pa po të ishte për interesim nga ju do kishim vdekur, prandaj mos na gënjeni dhe mos na mashtroni.
Dua gjithashtu tu them shqiptarëve se nuk ka vend për panik falë sjelljes tuaj të duhur në momentin e duhur.

Veçmas kësaj, statistikat në Shqipëri kanë treguar që nuk ka pasur shumë raste dhe ato të cilat kanë qënë janë mundur të kontrollohen nga shtëpitë e tyre apo edhe ndaj ndihmës të pakushtëzuar të mjekëve në mënyra të ndryshme me njohjet e tyre që kanë.

Nuk e bëjë këtë shkrim për vete por po të them sinqerisht: kthej sytë dhe gjithë vemëndjen e duhur nga shqiptarët, kontrolloni shërbimet mos i merrni të mirëqena ato që ju thonë.

Informoj njerëzit e mi të dashur që ndihem më i lehtësuar nga gjendja fillestare, jam mirë me shëndetin.

Etiketa: bashkëshortja e deputetit AlimadhiDeputeti Adriatik AlimadhiGramoz RuciKryeministri Edi Ramapozitiv me Koronavirus

Të Lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

nga 27
22:20 | 25/12/2025
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Para
Çmimet e biletave nga Rinasi: Si të udhëtoni më lirë në 2018-n

Autoriteti i Aviacionit Civil: Mos blini bileta, nuk dihet kur rifillojnë fluturimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com