Deputeti i PS largohet nga politika: Fundi i një kapitulli…

Duhet të lëçisni

Sherr me thika në qytetin e Durrësit, Policia vë në pranga një 51 vjeçar

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 51 vjeçar ka qëlluar me thikë një 55 vjeçar...

Çdo minutë që kalon përkthehet në para për kompanitë e mëdha, ja sa fitojnë ato

“Big Tech” pati një vit të madh suksesi në 2020-ën, pasi pandemia nuk i ndaloi 7 kompanitë më të mëdha të teknologjisë të rriteshin...

Aksidenti me dy viktima në Shkodër, SHÇBA: U arrestua një polic dhe një person tjetër

Një punonjës policie është arrestuar në Shkodër për shkak të aksidentit me dy viktima që ndodhi paraditen e sotme. SHÇBA Shkodër- Lezhë bën me dije...

“Krim zgjedhor i pafalshëm”, Petrit Vasili rendit të gjitha arsyet përse zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë

Zv/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi këtë të martë se zgjedhjet e 25 prillit ranë pas provave që tregojnë shkeljet në...

Nga Besnik Baraj

Fundi i një kapitulli…..

Fillimi i viteve 90 e gjeti Shqipërinë të varfër e të revoltuar, por nuk mungonte idealizmi, ndershmëria dhe profesionalizmi. Këto tipare i gjeta të spikatura në mjaft kolegë të PS, bile nuk mungonin edhe te grupimi i PD, ku kisha mjaft miq nga universiteti. Si shumë të tjerë, edhe mua më ftuan të bëhem pjesë e politikës. Profesioni im nuk kishte të bënte me shkencat politike. Megjithatë pranova, sepse klima politike po ndërhynte në të gjithë jetën shqiptare, deri në familje. Për fat të keq edhe sot, politika fut hundët në familje dhe jetën personale. Shpesh u thoja kolegëve në Universitet, të mos rrinin mënjanë, sepse vendin e tyre do e zenë të tjerë, ndoshta me shumë më pak vlera. Të njejtën thirrje do bëja edhe sot, pasi kudo ka profesionistë të mirë e të ndershëm, për të cilët parlamenti, pushteti qendror e vendor kanë nevojë.

PS është një forcë progresiste, ajo ka ulur në karrigen e kryeministrit edhe 28 vjeҫarë, por njëkohëshit fton për deputete edhe një grua brilante, 78 vjeҫare, si Luljeta Bozo.

Sot ka mjaft të rinj të përfshirë apo që aspirojnë të përfshihen në politikë. Do uroja që tek ta të kultivohen tre elementët që përmenda, ndershmëria, idealizmi dhe profesionalizmi. Rendja pas fitimit, pasurimit abuziv është tipar kompromentues i shoqërisë tonë. Shoqëria jonë, partitë politike duhet të ngrenë mekanizma si të kultivojnë profesionalizmin, idealizmin dhe ndershmërinë tek të rinjtë në përgjithësi dhe ata të përfshirë në politikë, në veҫanti. Sigurisht, rol në këtë drejtim luan edhe një drejtësi e konsoliduar.

Nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre, kam vendosur të mos plotësoj formularin  për kandidimin si deputet. Shpresoj ta kem justifikuar besimin që më është dhënë në kryerjen e kësaj detyre e mos të kem zhgënjyer njeri. Jam përpjekur, me mundësitë e mija modeste, të jem pjesë e zërit të shqetësimeve dhe zgjidhjes së problemeve të komunitetit të zonave që kam mbuluar. Falenderoj antarësinë e PS në Tiranë, që dy herë më votëbesoi e u bë shkak që unë të kem angazhim  maksimal në politikë. Ishte një privilegj dhe nder! Falenderoj kolegët deputetë për bashkëjetesën në këto vite. Këtu përfshij edhe një pjesë të deputetëve të opozitës, ku nuk kanë munguar zërat seriozë dhe profesionalë. Falenderoj Edi Ramën si kryetar i PS, i cili më ka bërë pjesë të ekipit të tij. Mirënjohje të veҫantë banorëve të njësive 2 dhe 7, të cilët me mbështetjen e tyre ma kanë lehtësuar punën dhe komunikimin. Janë të panumërt emrat e kolegëve në strukturat e PS së Tiranës që do doja t’i falenderoja, por është e pamundur se pa dashje mund të harroj dikë. Do të doja të kisha bërë shumë më tepër për ta, por edhe mundësitë dhe hapësirat e deputetit nuk kanë qenë më të mëdha.

Në prag të zgjedhjeve i uroj suksese PS, duke qenë i bindur në intuitën e menҫurinë e elektoratit shqiptar, për të dalluar atë që premton e gënjen, nga ai që premton, punon e realizon. Kush ka sy dhe veshë e bën dallimin!

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Sherr me thika në qytetin e Durrësit, Policia vë në pranga një 51 vjeçar

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 51 vjeçar ka qëlluar me thikë një 55 vjeçar...

Çdo minutë që kalon përkthehet në para për kompanitë e mëdha, ja sa fitojnë ato

“Big Tech” pati një vit të madh suksesi në 2020-ën, pasi pandemia nuk i ndaloi 7 kompanitë më të mëdha të teknologjisë të rriteshin...

Aksidenti me dy viktima në Shkodër, SHÇBA: U arrestua një polic dhe një person tjetër

Një punonjës policie është arrestuar në Shkodër për shkak të aksidentit me dy viktima që ndodhi paraditen e sotme. SHÇBA Shkodër- Lezhë bën me dije...

“Krim zgjedhor i pafalshëm”, Petrit Vasili rendit të gjitha arsyet përse zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë

Zv/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi këtë të martë se zgjedhjet e 25 prillit ranë pas provave që tregojnë shkeljet në...

Naomi Campbell i habit të gjithë, nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare (foto)

Supermodelja Naomi Campbell i ka surprizuar të gjithë ditën e sotme teksa ka zbuluar se është bërë nënë për herë të parë. Naomi ka...