Ky është Fate Velaj, deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Një ndër gjenitë e shumtë të atij Kuvendi. Këtë radhë ka vendosur të bëjë një propozim. I vetmi propozim që ka bërë ndonjëherë, qëkur është zgjedhur deputet, madje hera e parë që flet.
Ai propozon që 24 Prilli të shpallet Dita Ndërkombëtare e Vetë-shkuljes së Veshit. Në këtë ditë i gjithë globi duhet t’i shkulë veshin vetes për gabimet që ka bërë gjatë vitit.
Brilante!! Gjenitë një herë flasin, po kur flasin shpërthejnë kanalizimet nga pesha e fjalës.
Kryeministri e pëlqeu shumë si ide, vetëm se, duke qënë se idea e Fate Velajt ishte për një ditë “ndërkombëtare”, atëherë duhet folur dhe me OKB-në. Dhe këtu ka ngecur procesi. Se nuk po gjejmë dot si t’ia themi OKB-së. T’ja themi troç direkt, apo me stil anash e anash.
Ndërkohë, derisa Ditmiri të zgjidhi dilemën, Kryeministri i dha Fates 250 milionë lekë të martonte dhe një herë Skënderbeun, në aktivitetin më brilant të vitit të Skënderbeut, “Dasmën e Skënderbeut në kalanë e Kaninës”. Për ata që s’e dinë, Fatja ishte truri mbrapa idesë brilante për të martuar dhe një herë Skënderbeun pas 500 vjetësh./Nisma Thurje
https://www.facebook.com/thurje/videos/752645361611301/UzpfSTU0MDM5NzgwMToxMDE1NzMzMzM2MzYyNzgwMg/