Dekriminalizimi/ KQZ publikon listën e deputetëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dekriminalizimi/ KQZ publikon listën e deputetëve

16:56 | 20/05/2016
në Uncategorized
0

KQZ publikon gjithë formularët e dekriminalizimit të deputetëve, disa prej tyre rezultojnë të dënuar. Mhill Fufi, deputet i Partisë Demokratike në Laç, pranon se ka qenë i arrestuar në vitin 2000 dhe 2001 për kundravajtje penale, për ngjarjet e 14 shtatorit 1998 dhe për favorizim prostitucioni.

Ndaj tij është dhënë masa e “arrestit me burg” dhe “arrest shtëpie”. Gjithashtu në formularin e vetëdeklarimit, edhe Fatmir Mediu pranon se është hetuar në Milano. Kryetari i Partise Republikane rezulton se ka qene njehere i marre nen hetim nga autoritetet e huaja. Behet fjale per nje ngjarje te vitit 1998 kur ai u hetua per pengim te forcave te policise ne kryerjen e detytres ne Milano te Italise. Por me pas ka marre nje vendim pafajesie nga Gjykata e Larte.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD­se, Edi Paloka rezulton dy here i denuar, per shpifje dhe organizim i manifestimeve te paligjshme. Paloka ka bere 10 dite burg ne 30 nentor 2000.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në formularin e deklarimit rezulton i denuar edhe Arben Ristani me 5 muaj me kusht per dhenie vendimi te padrejte. Por ai ka saktesuar se vepra qe eshte akuzuar eshte amnistuar pas vendimit te shkalles se pare. Gjithashtu ai ka qene edhe 48 ore i ndaluar ne mars 1994.

I denuar ne vitin 1994 ka qene edhe Blendi Klosi. Ai ka marre nje denim ne 11 tetor 1994 por ka shtuar se me vendim gjykate ceshtja eshte pushuar.

Sipas këtyre formularëve rezulton që deputeti i Partisë Demokratike, Alban Zeneli është dënuar dy herë, një herë në vitin 1992 me 6 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe një herë në vitin 1996 me 30 mijë lekë gjobë për kundërshtim të policisë.

Pesë kryetarë bashkish të PS dhe PD pranojnë problemet me drejtësinë

Pesë kryebashkiakë shqiptarë kanë pranuar problemet e tyre me drejtësinë në të shkuarën, përmes formularëve të vetëdeklarimit që kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Sipas formularëve të publikuar të premten nga KQZ, tre kryetarë bashkie, të zgjedhur nga Partia Socialiste dhe dy të tjerë të Partisë Demokratike kanë qenë të paktën njëherë të arrestuar, të proceduar ose të dënuar nga gjykata, brenda ose jashtë vendit.

Të dhënat e dorëzuara në KQZ nga vetë zyrtarët  tregojnë se tre të zgjedhur nga Partia Socialiste me probleme në të shkuarën janë Elvis Rroshi i Kavajës, Artur Bushi i Krujës dhe Adriatik Zotkaj i Poliçanit. Nga Partia Demokratike, kryebashkiakët që bien ndesh me ligjin e dekriminalizimit janëAgron Kapllanaj i Ballshit dhe Xhelal Mziu i bashkisë së Kamzës.

Nga pesë kryebashkiakët që kanë vetëdeklaruar problemet me drejtësinë, dy janë dënuar nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë, ndërsa tre të tjerët janë hetuar nga policitë e vendeve të Bashkimit Europian. Adriatik Zotkaj i PS dhe Xhelal Mziu i PD rezultojnë të dënuar nga drejtësia shqiptare, ndërsa Rroshi, Bushi dhe Agron Kapllanaj janë ndaluar nga policitë italiane dhe gjermane, për vepra penale të trafikimit.

Kryebashkiaku jetëgjatë i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka deklaruar se është dënuar tre herë me vendim të shkallës së parë. Sipas vetëdeklarimit të tij, Zotkaj është dënuar me 3 vjet burgim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 10 muaj burg për kundërshtim të forcave të policisë dhe 1 vit burgim për shkelje që lidhen me detyrën e tij. I dënuar tre herë nga gjykatat e shkallës së parë, Zotkaj nuk deklaron megjithatë asnjë dënim të formës së prerë.

Ndërsa kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka shënuar dënimin e tij të Gjykatës së rrethit Tiranë me dy vjet burg për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Pak javë më parë, Mziu fitoi pafajësinë në Gjykatën e Apelit.

Një dënim nga drejtësia shqiptare e ka vetëdeklaruar edhe Elvis Rroshi. Kryebashkiaku i Kavajës, i lakuar për të shkuarën e tij të errët jashtë vendit ka pohuar në formularin e vetëdeklarimit se është dënuar nga Gjykata e Kavajës në vitin 2000 për kundravajtje penale.

Përveç dënimit nga drejtësia shqiptare, Rroshi i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj. Sipas tij, ai ka qenë nën hetim në Mynih të Gjermanisë para vitit 2002, për arsye që “nuk i kujtohen”. Rroshi deklaron gjithashtu se ka jetuar në Foxhia të Italisë në vitin 1991, në Campobasso të të njëjtit vend nga 1991-1993 dhe më pas është zhvendosur në Chiasso të Zvicrës gjatë periudhës 1993-1994.

Njësoj si Rroshi, edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi ka pranuar në formularin e dorëzuar në KQZ se ka qenë dy herë i arrestuar dhe i hetuar në Itali. Sipas Bushit, ai ka qenë i hetuar në vitin 1996 nga Prokuroria e Casertës në Itali për “arsye që nuk i kujtohen” dhe sërish në hetim në vitin 2010 nga Prokuroria e Busto Arsizios, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas Bushit, në vitin 1996, gjykata italiane ka vendosur “lirimin e menjëhershëm” për të, ndërsa në 2010 është liruar pasi ka qëndruar 1 muaj në qeli. Gjithsesi, Bushi deklaron se nuk është dënuar asnjëherë me vendim të ndonjë gjykate.

Agron Kapllanaj, i zgjedhur i Partisë Demokratike në bashkinë e Ballshit rezulton gjithashtu me një dënim jashtë vendit. Sipas vetëdeklarimit të tij, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kapllanaj është dënuar me një vendim të formës së prerë në prill të vitit 2003 në Itali për një ngjarje të ndodhur në vitin 1995. Ai ka vetëdeklaruar se është dënuar me 2 vjet burg dhe një gjobë 200 euro për shkelje të artikullit 624 të kodit penal italian. Ky nen i kodit penal italian i referohet krimit të vjedhjes.

Ligji i dekriminalizimit parashikon që pas vetëdeklarimit të subjekteve, një komision i Prokurorisë së Përgjithshme do të verifikojë skedën penale të secilit prej tyre, para se të merret një vendim për zyrtarët që rrezikojnë të humbin mandatet. Aktualisht, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikim vetëm për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Partia opozitare maqedonase refuzon propozimin francez, drejt referendumit

9 deputetë të djathtë e pesë të majtë me të shkuar kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com