Dembele nuk paraqitet në stërvitje, sulmuesi i sëmurë? Barça sqaron gjithçka

0
92

Sulmuesi francez Ousmane Dembele ka disa ditë që nuk i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Mos paraqitjet e tij në stërvitje me Barçën kanë ngritur shumë pikëpyetje me lojtarin që pretendon se është i sëmurë.

Barcelona ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku ka sqaruar se Dembele ka probleme gastrike.

“Lojtari i ekipit të parë, Ousmane Dembélé, nuk u paraqit këtë mëngjes në Ciudad Deportiva Joan Gamper, pasi pati probleme gastrike”, ka shkruar Barça në Twitter.