Dekriminalizimi, ose “t’ju vijë rëndë” o kriminelë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dekriminalizimi, ose “t’ju vijë rëndë” o kriminelë

11:42 | 30/05/2016
në Opinion
0

Nga: Mentor Kikia

Ligji për dekriminalizimin parashikon që personat që rezultojnë me rekorde kriminale duhet të dorëzojnë mandatet,ata që janë zgjedhur dhe, të shkarkohen(më e pakta) ata që janë të emëruar. Por në vend që të bënte drejtësi dhe të shërbente për pastrimin e politikës, ai u bë një argument me shumë në luftën e neveritshme politike. Çdo ditë nga selitë e partive dalin deputetë, zëdhënës dhe zyrtarë partiakë që lexojnë dukshëm me përtesë deklarata të mërzitshme kundër njëri-tjetrit, duke thënë se “X” deputet, apo kryetar bashkie, ka fshehur një emër e “Y” ka fshehur një arrestim. A thua problemi më i madh është pikërisht transparenca. Në fakt problemi është ajo që ata kanë bërë në të vëretë, jo nëse e tregojnë(deklarojnë) apo jo atë që kanë bërë.
Unë nuk kam asnjë lloj shprese dhe asnjë pikë besimi se dekriminalizimi do të pastrojë politikën aktuale, apo do të pengojë të inkriminuarit ti afrohen asaj edhe në zgjedhjet e ardhëshmë. Sepse kam besuar që në fillim se, si shumë ligje të tjera, ai u ideua duke patur parasyh kundërshtarin dhe jo veten apo mjedisin politik në tërësi. Dhe pastaj përfundoi si një obligim për të kënaqur monitoruesit e huaj, që na lëvduan sedrën duke na thënë se keni një ligj që nuk e ka askush. Në kaft s’kishte si ta kishte kush, sepse askund parlamenti nuk është mbushur me këtë soj që e kemi mbushur ne.
Unë nuk mendoj se ka ndonjë këtu që beson se se do të hapet ndonjë hetim penal për ndonjërin prej atyre që kanë deklaruar, qoftë dhe të vërtetën, për çkanë bërë në kohën kur, në vend që të ishin në universitet shinin drokë apo punonin si tutorë prostitutash. Por nuk besoj se as në të ardhmen nuk do ti pengojë kriminelët të futen apo ushtrojnë ndikimin e tyre në politikë, e për pasojë në ligjbërje e vendimmarrje. Sepse, në mos lejoftë ligji të kandidojë nje person që ka të shkruar si trafikant, lejon vëllanë apo nipin e tij që të bëhet deputet a drejtor, me paratë e tij.

Unë vazhdoj të këmbëngul me forcë se dekriminalizimi nuk nis nga njeriu, pra individi, por nga paratë që ushqejnë tërë makinerinë e politikës. Sepse edhe këta të inkriminuar që u ftuan apo u pranuan të bëhen pjesë e politikës, u bënë pikërisht sepse zotërojnë para. Sepse, në shumë raste, fati i fitores se kandidatit apo partisë varet nga sasia e parave që hidhen për të përballuar banerat, koncertet, autobusat që transportojnë mitingashë me pagesë dhe në fund, por që është e para, blerjen e votës, pra derisa të funksionojë ky mekanizëm nuk ka për të patur kurrë demriminalizimin real të politikës. Pikërisht për këtë arsye, gjëja për të cilën kanë rënë me kohë dakord palët, pa i ndërmjetësuar asnjë ambasador, është që të mos ketë një ligj real për financimin e partive.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Sot fushatat janë bërë një lubi e vërtetë, pasi gara e ideve është zëvendësuar nga gara e spektakleve dhe bursa e blerjes së votës. Ndaj dhe partitë i hapën listat për biznesmenë, tregtarë, trafikantë e horra,duke lënë jashtë gjithnjë e më shumë intelektualët. Por askush deri më sot nuk ka verifikuar në asnjë rast se nga vijnë këto para. Auditi i KQZ-së kontrollon vetëm faturat që dorëzojnë partitë dhe nuk monitoron atë që partitë shpenzojnë realisht. Për këtë arsye dekriminalizimi me duket një spektakël qesharak.
Madje kjo me kujton një rrëfenjë sportive, ndodhur(me gjasë) në takimin Skëndërbeu – Flamurtari. Tifozët vlonjatë, nisin të shanin(ashtu sic dinë ata) me motra, gra e komshije. Ndërsa korcarët iu kthyen: Të ju vijë rrëndë, të ju vijë rrëndë…

Etiketa: dekriminalizimikqzMentor Kikia

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ben Blushi e mundi Edi Ramën

Përse po takohet Rama me Bashën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com