Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me ecurinë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, tha se asnjë nga subjektet e verifikimit nuk ka rekorde të gjëndjes gjyqësore në vend, pra rezultojnë të gjithë të padënuar nga gjykatat shqiptare.
“Nga verifikimi i kryer nga struktura e posaçme e ngritur në Kuvend, asnjë nga zyrtarët nuk ka deklaruar të jetë i dënuar nga gjykatat shqiptare, përveç rasteve të dënimit politik në kohën e diktaturës, që nuk janë pjesë e këtij ligji”, lexohet në komunikatën e Kuvendit.