Deklaratat e Biberaj/ Vasili: Skaner i plotë i krizës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklaratat e Biberaj/ Vasili: Skaner i plotë i krizës

14:47 | 07/04/2019
në Shqiperi
0

Pas deklaratave të drejtorit të Zërit të Amerikës për Euroazinë, Elez Biberaj, Ka reaguar ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Pëmes një postimi në facebook, Vasili thotë: Amerika foli qartë dhe se sistemi demokratik i vendit duhet shpëtuar nga llumi kriminal i Edi Ramës.

Postimi i plotë

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Amerika foli:Të shpëtojmë sistemin demokratik nga llumi kriminal i Ramës.

Analiza e Drejtorit të Zerit të Amerikës z.Elez Biberaj është një skaner perfekt i situatës kritike dhe udhëkryqit shumë të rrezikshëm në të cilin ndodhet sot sistemi demokratik në Shqipëri dhe tronditja e tij nga themelet për shkak të kapjes kriminale të shtetit nga qeverisja e Edi Ramës.

Garancia themelore për vetveten,që shqiptarët fituan pas viteve 90′ ishte vetëm një:Sistemi Demokratik Pluralist.

Ky sistem i beri ata të barabarte përpara ligjit, të barabarte në të drejten e fjales,prones dhe në të drejten për të kontrolluar e kritikuar pushtetin.

Qeverisja e kriminalizuar e Edi Rames ka goditur pikerisht themelin e sistemit demokratik, duke e kapur atë përmes krimit,droges,parase së piset dhe korrupsionit.

Pushtetet që garantojnë balancën e kontrollin kanë rënë.

Parlamenti është kapur,gjyqesori po ashtu dhe te njejtin fat ka pasur edhe media si nje pushtet i katert.

Demagogjise se reformës në drejtesi i ka dalë terësisht boja, sepse e ashtuquajtura drejtësi e re është thjesht dhe vetëm kapje e saj nga rilindja për të siguruar pandëshkueshmëri për veten dhe korrupsionin e kriminalizimin e saj të thelle. Kjo “drejtesi e re” është vetëm mekanizem për të goditur kundërshtarët politike dhe qytetarin e thjeshte,që ky i fundit të mos ndihet zot i lirive te veta, por thjesht peng i një qeverie abuzive dhe agresive, që bën ç’të dojë me të.

Çdo mekanizem kontrolli parlamentar u kap dhe u asgjësua. Parlamenti i kapur është tashme vetëm një zgjatim, pra një zorre qorre e qeverisë së kriminalizuar dhe banditizmi parlamentar ja zuri vendin parlamentit demokratik .

Media shqiptare si pushtet i katërt u kap me çdo menyre nga qeveria duke përdorur parate e pista,shantazhin ekonomik, kërcenime gjithfaresh dhe duke perdorur në mënyrë kriminale shtetin e instrumentet e agjensite shteterore në këtë operacion të kapjes së medias.
Media e lirë sot është me e kërcënuar edhe se në pragvitet 90′ duke rrënuar një nga shtyllat baze të sistemit demokratik.

Një sistem demokratik i tillë duhet ringritur nga themeli,duhet pastruar nga llumi kriminal i qeverisë dhe duhen çliruar energji dhe liri të reja, që janë themeli i kapitalizmit pluralist e demokratik.

Korrupsioni si metastaza, ka mbërthyer cdo qelize te jetes ekonomiko shoqerore dhe ka asfiksuar ekonomine dhe lirine e biznesit duke varferuar tragjikisht shqiptaret, që braktisin me mijra e mijra vendin e tyre.

Koha e ndryshimit nuk pret me.

Janë në lojë fatet e vendit,fati i sistemit demokratik si garancia e të gjithëve, fati i shqiptareve dhe fati i të ardhmes.

Duhet shkatërruar pa asnjë mëshirë kapja e shtetit nga rilindja, që Shqiperia demokratike dhe e barabarte për të gjithë të marrë frymë.

Lexojeni me poshtë miq analizën e shkelqyer dhe objektive të z.Biberaj:

“Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqës të tjerë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet te kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëvetë zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.
Shtypi është bërë më pak i lirë dhe i pavarur. Kryeministri ka sfiduar në mënyrë të vazhdueshme vetë parimin e një shtypi të pavarur, duke krijuar median e tij televizive në internet, ERTV. Ai i ka goditur në mënyrë të vazhdueshme mediat, duke përdorur një retorikë gjithnjë e më agresive dhe kërcënuese dhe duke i karakterizuar ato si “kazan.” Sulmet e tij të fundit ndaj Zërit të Amerikës pas transmetimit të një raporti mbi bashkëpuniminmes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe grupeve të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ishin jashtëzakonisht befasuese në ashpërsinë e tyre.
Shumë gazetarë, të pambrojtur ndaj trysnisë politike dhe ekonomike, praktikojnë auto-censurën dhe shmangin mbulimin e temave tabu. Është shqetësuese që në vitin 2019, shqiptarët duhet të mbështeten te mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme.
Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave.
Raporti i Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve për vitin 2019, botuar në mars, e identifikon Shqipërinë si një vend tranzit kyç për shpërndarjen e narkotikëve dhe “një bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.” Raporti e rendit Shqipërinë si një vend ku kryhet pastrim i madh parash duke shtuar se”korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe ushqen një mjedis në të cilin trafikantët e drogës përgjithësisht janë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar.” Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.”

Etiketa: Elez BiberajLSIPetrit VasiliZeri i Amerikes

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Eden Hazard transferohet në Madrid

Eden Hazard transferohet në Madrid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com