Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ka rikonfirmuar mbështetjen ndaj protestës së studentëve dhe dënon ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare, si dhe dhunimin e studentëve prej tyre. Përmes dekanit Sabri Laçi, dekanati ka shtruar edhe një sërë kërkesash të tjera.
Dekani shprehet më tej në deklaratën e publikuar se dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë propozon ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajnimin dhe adresimin e problematikave që kalojnë institucionet e arsimit të lartë, si dhe rikonfirmimin e kërkesës për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë.
Pikave të sipërpërmendura, u shtohet edhe kërkesa për ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritarë, që sipas dekanatit synon intimidimin e fjalës së lirë.