Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit (film)

15:10 | 05/12/2019
në Kryesore
0

Edi Rama e ka mësuar rrugën se si të shfaqet në emisionin Porta Porta të Bruno Vespës atëherë kur i duhet. Ai e ka bërë këtë edhe të mërkurën në darkë, në një program për ta ndihmuar që të ngrejë fonde për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

E ndërsa po fliste për këtë temë, kryeministri me megalomaninë e një diktatori që nuk konsultohet me askënd, ka shpallur disa objektiva. Se ai do të ndërtojë disa lagje të reja në Durrës dhe në Tiranë për të strehuar ata që kanë humbur shtëpitë, se ato do të jenë lagje të banuara në mënyrë mikse (a do të thotë kjo që do të ketë edhe apartamente për shitje?) dhe se ato do të projektohen nga arkitektë të paracaktuar nga ai, si tashmë të njohurit, Marco Casamonti apo Stefano Boeri.

Por me të dëgjuar emrin e Casamontit, kritiku i njohur i artit, Vitorio Sgarbi, që kishte shkuar në emision i shoqëruar nga e bija e tij me nënë shqiptare, Alba (poshtë), është hedhur përpjetë.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Maj 2026 –

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –

Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –

“Casamonnti ka bërë Figline-n”, ka thënë ai duke iu referuar një debati të para dhjetë viteve me arkitektin që më parë ka pasur edhe probleme me drejtësinë italiane. Lapsi.al ka shfletuar për të kuptuar se çfarë gjëje i referohej konkretisht kritiku italian i artit.

Në atë kohë, Vitorio Sgarbi u vu me mish e me shpirt për të mbrojtur një ndërtesë të fillim viteve 1900, në qytetin e Figline, të cilën Casamonti me studion e tij Archea, donte ta “modernizonte” për ta shndërruar në qendër bashkie. Në ndërhyrjen e tij plot nerv, dukej pathosi i atij që do të mbrojë traditën kundër sharlatanëve që mendojnë vetëm në emër të parasë.

Por Rama, i ndërgjegjshëm se ky debat i sponsorizuar për të eksportuar në Shqipëri lavdinë e tij, mund të njolloste figurën e mikut arkitekt të stadiumit “Arena Kombëtare”, ia ndërpreu brutalisht fjalën kritikut fanatik në mbrojtje të trashëgimisë (shiko videon poshte dy minutat e fundit).

“Po ama Casamonti ka bërë edhe stadiumin ku ka harmonizuar më së miri vlerat e së shkuarës”, gënjeu paturpësisht kryeministri, për një gjë që tashmë e kanë pranuar të gjithë: “shkatërrimin e ansamblit italian të sheshit Nënë Tereza”.

Dhe në stilin e tij, gjysëm cinik dhe gjysëm hokatar, ai i tha Sgarbit: “do të thërrasim ty të bësh punën e supervizorit”, të lagjeve të reja të për të cilat paska përcaktuar se edhe si do të jenë edhe ku do të jenë edhe si do të tenderohen, madje edhe se kush do t’i projektojë.

/lapsi.al/

Etiketa: arkitekti italian i stadiumitBruno VespësDebati në Rai Unoedi ramaemisioni Porta PortaVitorio Sgarbi

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Maj 2026 –

nga 27
07:37 | 04/05/2026
0

DashiDash nuk të mungon energjia për të çuar përpara idetë e tua, por duhet të kesh kujdes të mos kërkosh...

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Maj 2026 –

nga 27
07:31 | 04/05/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë gjithë ditës...

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –

nga 27
23:29 | 03/05/2026
0

118 vite histori për 21 tituj kampion në Serie A. Tri pikët e sotme kundër Parmës i dhanë Interit trofeun...

Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –

Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –

nga 27
22:45 | 03/05/2026
0

Fusha e gjerë e Myzeqesë, zemra bujqësore dhe një nga rajonet më vitale të ultësirës perëndimore të Shqipërisë, dikur ishte...

Para
Manjani: Meta duhet t’i kishte thirrur në zyrë palët, çuditem që e humbi (film)

Manjani: Meta duhet t’i kishte thirrur në zyrë palët, çuditem që e humbi (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Maj 2026 –

07:37 | 04/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Maj 2026 –

07:31 | 04/05/2026
Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –

23:29 | 03/05/2026
Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –

Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –

22:45 | 03/05/2026
Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero –

Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero –

22:29 | 03/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Maj 2026 –
  • Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –
  • Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –
  • Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero –
  • Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Maj 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com