Gianni De Biasi nuk është më në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit, por nënshtetësia shqiptare i jep të drejtën që të votojë sot në Tiranë.
Kjo do të jetë hera e parë që De Biasi do të hedh votën e tij për zgjedhjet parlamentare.
Në bazë të listave të votuesve, De Biasi do të votojë në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.