Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO) –

18:13 | 05/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim –

Të shfuqizohet ligji për ndërtimet në zonat e mbrojtura për interesa private! –

Pas Turqisë tërmeti godet edhe Greqinë, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra! –

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri gjatë një sulmi të organizuar në një berberhane.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e atentatit, ku duken momentet e sulmit me armë automatike.

“Të frikshme përmasat e sulmit me kallashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës. Fuqia e zjarrit ndaj berberhanes së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine. Vetëm Zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurt jetët e personave që ndodheshin brenda dhe jashtë berberhanes, në një hapësirë prej rreth 10 metrash katrorë.

Në pamje shihet momenti kur dy autorë të armatosur me kallashnikovë, të dyshuar si pjesëtarë të fisit Ndoka, hapin zjarr drejt berberhanes së Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjesëtarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie, mik i tyre.

Në shkëmbimin e zjarrit dyshohet se janë përfshirë të paktën katër persona, dy të armatosur me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me kallashnikovë nga jashtë”, shkruan Hoxha bashkëngjitur videos së publikuar në rrjetet sociale.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim katër persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe ndodhej brenda berberhanes, i shoqëruar nga një punonjës policie me inicialet B.K.

Ky i fundit është ndaluar me urdhër të prokurorisë për veprën penale “shpërdorim i detyrës”.

Sipas hetimeve paraprake, Merando Nikulaj dhe punonjësi i policisë kishin qenë duke darkuar dhe më pas ishin drejtuar në Rrilë për t’u qethur. Autorët, të cilët dyshohet se lëviznin me dy automjete, një “Audi” dhe një “Passat”, i kanë ndjekur deri në momentin që kanë mbërritur në berberhane dhe më pas kanë zbritur nga mjetet duke hapur zjarr.

Gjatë kontrollit në ambientet e brendshme të berberhanes, policia ka gjetur një çantë krahu me një krehër arme brenda, ndërsa mungonin dokumentet e identifikimit. Ka dyshime se është përdorur edhe një armë e dytë nga personat që ndodheshin brenda lokalit.

Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë një konflikt i mëparshëm mes të rinjve të fiseve Nikulaj dhe Ndoka, i ndodhur më 9 mars 2025 në Shëngjin, i cili asokohe u raportua zyrtarisht si aksident rrugor dhe nuk u hetua si konflikt kriminal.

Të Lidhura

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

nga 27
13:56 | 20/05/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mos pranojnë delegimin e interpelancave...

Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim –

Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim –

nga 27
13:42 | 20/05/2026
0

Policia ka goditur një grup kriminal, duke çuar në pranga nëntë persona që akuzohen se shisnin drogë afër shkollave të...

Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

Të shfuqizohet ligji për ndërtimet në zonat e mbrojtura për interesa private! –

nga 27
13:26 | 20/05/2026
0

Deputetja demokrate Ina Zhupa tha sot gjatë një konference për mediat nga selia e Kuvendit (20 maj) se ligji i...

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Pas Turqisë tërmeti godet edhe Greqinë, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra! –

nga 27
13:10 | 20/05/2026
0

Lëkundjet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ndodhën në orën 12:07 me atë lokale greke, pranë brigjeve të Kretës....

Para
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh –

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

13:56 | 20/05/2026
Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim –

Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim –

13:42 | 20/05/2026
Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

Të shfuqizohet ligji për ndërtimet në zonat e mbrojtura për interesa private! –

13:26 | 20/05/2026
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Pas Turqisë tërmeti godet edhe Greqinë, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra! –

13:10 | 20/05/2026
SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu –

Erion Veliaj ankimoi arrestin në burg, mbyllet pa vendim seanca në Gjykatë Kushtetuese –

12:52 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –
  • Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim –
  • Të shfuqizohet ligji për ndërtimet në zonat e mbrojtura për interesa private! –
  • Pas Turqisë tërmeti godet edhe Greqinë, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra! –
  • Erion Veliaj ankimoi arrestin në burg, mbyllet pa vendim seanca në Gjykatë Kushtetuese –
  • Skandaloze që të rinjtë shqiptarë trajtohen si kriminelë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –
  • Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com