Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim –

13:42 | 20/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Jam me bosin Rama –

Policia ka goditur një grup kriminal, duke çuar në pranga nëntë persona që akuzohen se shisnin drogë afër shkollave të qytetit dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Blutë bëjnë me dije, se gjatë kontrolleve janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 4”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Arrestohen 9 shtetas, shpallen në kërkim 3. Sekuestrohen lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forca Operacionale, të DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning 4”.

Operacioni u finalizua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, lidhur me një grup shtetasish që ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në qytetin e Kavajës.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të shtetasve të përfshirë në këtë rrjet të shitjes së lëndëve narkotike, si dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për 9 nga 12 shtetasit të cilët akuzohen nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Konkretisht, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 9 shtetas të moshave 20 – 48 vjeç, të gjithë banues në Kavajë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim 3 shtetasit e tjerë të akuzuar, banues në Kavajë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të qytetit të Kavajës.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në doza, si dhe disa celularë.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të Lidhura

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

nga 27
14:29 | 10/06/2026
0

Federata e Futbollit e Iranit ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë hequr kuotën e biletave të rezervuara për tifozët...

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

nga 27
14:13 | 10/06/2026
0

Enea Zyferin, ndaj të cilit u caktua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit,...

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

nga 27
13:53 | 10/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij përpara deputetëve demokratë, ka zbardhur diskutimet në Konferencën Rajonale të...

Jam me bosin Rama –

Jam me bosin Rama –

nga 27
13:49 | 10/06/2026
0

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio”, ka tërhequr vëmendje gjatë paraqitjes së tij në ambientet e Gjykatës së Posaçme...

Para
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

14:29 | 10/06/2026
Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

14:13 | 10/06/2026
Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

13:53 | 10/06/2026
Jam me bosin Rama –

Jam me bosin Rama –

13:49 | 10/06/2026
Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

13:43 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –
  • Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –
  • Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –
  • Jam me bosin Rama –
  • Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –
  • Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –
  • Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com