Ka rezultuar negativ testi i analizave laboratorike rreth dyshimeve se një grua u prek nga koronavirusi.
U dyshua se një grua rreth të tridhjetave, u kthye në Kosovë pas disa ditësh pushime në Itali. Ajo u paraqit mbrëmë në Klinikën Infektive.
Por, në bazë të analizave të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rezultatet për këtë rast kanë dalë negative.