Daily Mail publikon ultimatumin e Duçes për Mbretin Zog, ja të pathënat e historisë

Duhet të lëçisni

Rama tregon gjendjen shëndetësore: Jam si kokrra e qepës

Kryeministri Edi Rama ka treguar gjendjen shëndetësore, pasi mori sot dozën e tretë të vaksinës kundër COVID. Teksa ka ndarë një video të ditës së...

Qeni i bën “hatanë” shqiptarit, i zbulon “thesarin” 1.5 mln euro

Një shqiptar me 6 kg kokainë është arrestuar ditën e sotme në La Spezia, Liguria. Droga u zbulua nga qeni i policisë, pavarësisht se 27-vjeçari...

“Ligjin e bëj unë”, prokuroria rrëzon policët dhe shpëton Pjerin Ndreun

Nuk do të ketë hetim kundër kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu. Vendimi është marrë nga Prokuroria e Lezhës. Gjithashtu edhe biznesmeni, pronari i lokalit...

Vetoja e Bullgarisë ndaj Shkupit, PS del kundër Ilir Metës: Shqipëria nuk duhet të shkëputet nga Maqedonia e Veriut

Vetoja e Bullgarisë për Shkupin dhe fillimi i negociatave të Shqipërisë me BE janë sërish shkak i një tjetër përplasje mes mazhorancës qeverisëse dhe...

Nga Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “Le Matin”, ka botuar, të shtunën e 26 gushtit 1933, në faqen n°3, shkrimin e gazetarit të Daily Mail në Beograd, në lidhje me ultimatumin e Benito Musolinit (Duçes) drejtuar asokohe Mbretit Zog.

Çfarë përmbante më saktësisht ky ultimatum ?

Londër, 25 gusht. Nëpërmjet lidhjes telefonike. Matin.

Korrespondenti i Daily Mail në Beograd, të cilit i japim përgjegjësinë e plotë për informacionet në vijim, telegrafon se një lloj tensioni mbizotëron në qarqet politike të Shqipërisë, sepse mbreti Zog duket se ka refuzuar një propozim të Z. Musolini. Kjo kërkesë, që sipas disave është shprehur në formën e një ultimatumi të vërtetë, kërkonte marrjen e masave të mëposhtme në Tiranë :

1 – Zëvendësimin me zyrtarë me prejardhje ose kulturë italiane të të gjithë atyre që nuk janë;

2 – Shitjen e të gjitha veprave ushtarake shqiptare Ministrisë Italiane të Luftës;

3 – Zëvendësimin e shefit të policisë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët aktualisht janë nënshtetas britanikë, me oficerë italianë;

4 – Shfuqizimin e traktateve ekonomike, aktualisht në fuqi, të firmosura nga Shqipëria me fuqitë e huaja;

5 – Rihapjen e të gjitha shkollave katolike (fetare) të mbyllura kohët e fundit;

6 – Mësim të detyrueshëm në shkollë të gjuhës italiane;

7 – Zëvendësimin e liceut francez të Korçës me një institucion italian.

Mbreti Zog duket se ka refuzuar (sipas gazetarit të Daily Mail) pranimin e paragrafëve 1, 3, 5 dhe 7 të kësaj shkrese dhe gjendet përballë një dileme të vërtetë, mes një aneksimi të mundshëm të vendit të tij nëse nuk u bindet kërkesave të Romës, ose një revolucioni tek populli i tij, nëse ai dorëzohet ndaj Mussolinit. Duhet të theksohet se në kuadrin e Paktit të Tiranës qeveria italiane ka të drejtë të dërgojë trupa në Shqipëri nëse regjimi aktual është i kërcënuar.

https://www.darsiani.com/la-gazette/daily-mail-1933-ultimatumi-i-musolinit-qe-u-refuzua-nga-mbreti-zog/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Rama tregon gjendjen shëndetësore: Jam si kokrra e qepës

Kryeministri Edi Rama ka treguar gjendjen shëndetësore, pasi mori sot dozën e tretë të vaksinës kundër COVID. Teksa ka ndarë një video të ditës së...

Qeni i bën “hatanë” shqiptarit, i zbulon “thesarin” 1.5 mln euro

Një shqiptar me 6 kg kokainë është arrestuar ditën e sotme në La Spezia, Liguria. Droga u zbulua nga qeni i policisë, pavarësisht se 27-vjeçari...

“Ligjin e bëj unë”, prokuroria rrëzon policët dhe shpëton Pjerin Ndreun

Nuk do të ketë hetim kundër kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu. Vendimi është marrë nga Prokuroria e Lezhës. Gjithashtu edhe biznesmeni, pronari i lokalit...

Vetoja e Bullgarisë ndaj Shkupit, PS del kundër Ilir Metës: Shqipëria nuk duhet të shkëputet nga Maqedonia e Veriut

Vetoja e Bullgarisë për Shkupin dhe fillimi i negociatave të Shqipërisë me BE janë sërish shkak i një tjetër përplasje mes mazhorancës qeverisëse dhe...

Përmbaruesi i jep të drejtë naftëtarëve të Ballshit: Të ndalohet menjëherë çmontimi i Uzinës

Përmbaruesi Gjyqësor ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të çmontimit të Uzinës së Ballshit, duke i dhënë të drejtë në këtë mënyrë naftëtarëve që kanë...