Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç është shprehur se mes shqiptarëve dhe disa liderëve të tyre politikë, ideja e ndarjes së Kosovës konsiderohet normale.
“Shqiptarët do të uleshim dhe të flisnim me ta për mentorët e tyre, do të binin dakord për ndarjen e Kosovës, sepse është një zgjidhje e mirë edhe për ta. Disa liderë shqiptarë ma kanë thënë këtë gjë hapur mua”, tha Ivica Daçiç.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Serbia vijon diskutimin e brendshëm për Kosovën pasi ka riaktivizuar së fundmi çështjen e Asosacionit të Komunave.