Çupi: Erion Veliaj ka mashtruar për paratë e udhëtimit në Barcelonë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çupi: Erion Veliaj ka mashtruar për paratë e udhëtimit në Barcelonë

15:12 | 30/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se ka mashtruar për paratë e udhëtimit në Barcelonë.

Në një deklaratë para mediave, Çupi deklaroi se dokumenti i Agjencisë së Prokurimit Publik provon se Bashkia e Tiranës ka shpenzuar mbi 9 milionë lekë për udhëtimin në Barcelonë, ku ka marrë pjesë jo vetëm nënkryetari në hetim i Bashkisë së Tiranës, por edhe Kryetari Erion Veliaj.

Deklarata e plotë
Nën drejtimin e Erion Veliajt, Bashkia e Tiranës është shndërruar në shërbëtore të oligarkëve, kundër interesit publik. Bashkë me ta, ajo grabit çdo pasuri të qytetit, zhduk lulishtet e gjelbëruara për të ngritur përbindëshat e betonit. Bashkë me ta dhe për ta, shpërdoron miliona euro nga taksat që Erion Veliaj ka rritur për familjet dhe bizneset e Tiranës.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Përfitimi nga grabitja e përbashkët e kryeqytetit është konkretizuar shumë qartë për qytetarët e e Tiranës në rastin e kompanisë Fusha, pronari i të cilës i ka paguar nënkryetarit të Bashkisë me kartën e vet të kreditit 907 euro natën në një hotel në Barcelonë.

Afera e paligjshme dhe korruptive është duke u hetuar pas denoncimit të Partisë Demokratike, por hetimet nuk janë të plota.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duhet të merret gjithashtu nën hetim. Partia Demokratike ka zbuluar fakte zyrtare që provojnë se Bashkia e Tiranës ka mashtruar opinionin publik për paratë që u përdorën në udhëtimin e Brcelonës.

Pas zbulimit të skandalit për pagesën 1816 euro me kartën e kreditit të pronarit të kompanisë Fusha, Bashkia e Tiranës deklaroi për Zërin e Amerikës se “nuk ka shpenzuar fonde të Bashkisë për udhëtimin në Barcelonë”.

E vërteta është krejt tjetër. Dokumenti i Agjencisë së Prokurimit Publik provon se Bashkia e Tiranës ka shpenzuar mbi 9 milionë lekë për udhëtimin në Barcelonë, ku ka marrë pjesë jo vetëm nënkryetari në hetim i Bashkisë së Tiranës, por edhe Kryetari Erion Veliaj.

Në reagimin për Zërin e Amerikës, për të justifikuar pagesën prej 1816 euro të hotelit të Maznikut prej kompanisë Fusha, Bashkia deklaroi se të gjitha shpenzimet e udhëtimit i pagoi kjo kompani që ndërtoi sheshin Skëndërbej.

Dokumenti i Agjencisë së Prokurimit Publik është një provë e mashtrimit flagrant që Erion Veliaj u ka bërë qytetarëve të Tiranës, duke i gënjyer ata dhe median për udhëtimin luksoz dy ditor në Barcelonë.

Duke mashtruar për të mbuluar shkeljen e ligjit nga Mazniku dhe Fusha, i cili ka marrë 110 milionë euro me tendera publikë, Erion Veliaj është zbuluar si një shërbëtor i oligarkëve, që punon për interesin e tyre dhe jo të qytetarëve.

Etiketa: Bashkia e TiranësKryetari Erion Veliajkryetari i bashkise TiranePartia Demokratike

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Familjet e varfra, gati 80% të buxhetit e çojnë për ushqime dhe faturat mujore

Familjet e varfra, gati 80% të buxhetit e çojnë për ushqime dhe faturat mujore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com