Shkoi për të prerë flokët dhe i shiste kokainë parukieres. Për këtë, një shqiptar u arrestua në Assisiate dhe u dërgua në burgun perugian të Capanne.
Corrieredellumbria shkruan se sipas policisë, parukierja ka deklaruar se shqiptari e kishte furnizuar me drogë për rreth dy vjet, periudhë gjatë së cilës janë bërë rreth 100 shkëmbime. Shkwmbimi i fundit ka qenw me peshë 35 gram dhe u kap nga dy policë të komisariatit të Asizit.
Për parukieren u vendos masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Burri, i mbrojtur nga avokati Gianni Dionigi, u përpoq të shfajësohej, por sipas gjyqtarit hetues Valerio D’Andria nuk janë aspak bindëse deklaratat e të dyshuarit, i cili ka mohuar të ketë takuar parukierin për shitje droge.