COVID 19, tregtia e Shqipërisë në 2020 u tkurr me 571 mln euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID 19, tregtia e Shqipërisë në 2020 u tkurr me 571 mln euro

12:01 | 19/01/2021
në Kryesore
0

Vëllimi tregtar i Shqipërisë gjatë vitit 2020 pësoi një rënie me gati 7.5 përqind, ose me 571 milion euro më pak se viti 2019, ndikuar nga efekti i pandemisë COVID-19. Të dhënat e Institutit shqiptar të Statistikave, INSTAT, tregojnë se rënia erdhi si pasojë e tkurrjes si të eksporteve ashtu dhe të importeve, të cilat pas goditjes së parë që morën gjatë muajit Prill, kur jo vetëm vendi, por dhe partnerët e tjerë tregtarë njohën mbylljen e plotë, nisën të rigjallërohen me një tendencë të vazhdueshme drejt përmirësimit, pavarësisht disa luhatjeve.

Në fund të vitit, ekportet ishin në nivelin e gati 272 miliard lekëve ose 2,198 miliard eurove (me kursin aktual të këmbimit), duke rregjistruar një rënie prej 9 përqind krahasuar me vitin 2019, e barabartë me 217 milion euro. Sipas INSTAT-it, grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve janë: “Tekstile dhe këpucë”, ose industria e fasonëve me -5,3 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,2 pikë përqindje. Në ndërkohë sektorë të tjerë njohën rritje vjetore: grupi “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikë përqindje dhe grupi “Makineri, paisje, pjesë këmbimi” me +0,5 pikë përqindje.

Totali i importeve përgjatë vitit 2020 ishte mbi 605 miliard lekë (4,893 mld euro) duke u ulur me 6.8 përqind, ose 354 milion euro më pak. Sipas të dhënave të INSTAT-it, grupet që kanë ndikuar kryesisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë”me -1,8 pikë përqindje, dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -0,8 pikë përqindje. Ndërsa ndikim pozitiv ka patur grupi “Produkte kimike dhe plastike”, me +0,4 pikë përqindje dhe “Ushqim, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Bashkimi europian vijoi të mbetet destinacioni kryesor për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë, duke zënë 63.1 përqind të të gjithë tregtisë, që në vlerë është e barabartë me 4,477 miliard euro. Megjithatë krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie me 5 pikë përqindje. Eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 74,7 përqind të totalit të produkteve shqiptare të shitura jashtë vendit, me një vlerë prej 1,642 miliard euro. Ndërsa importet nga vendet e BE-së zënë 58,0 përqind të totalit të produkteve që hynë në tregun vendas, ose e barabartë me 2,835 miliard euro.

Italia u rikonfirmua sërish si partneri kryesor i Shqipërisë me 31.4 përqind të totalit të vëllimit tregtar, ndonëse me një rënie prej 3 pikësh përqindje. Eksportet me Italinë ranë me 13.7 përqind, duke zbritur në 998,5 milion euro nga 1,157 miliard eurosh në 2019. Ndërsa importet nga Italia zbritën në 1,122 miliard euro (-7.4 përqind) nga 1,327 miliard euro të një viti më parë. Në total shkëmbimet tregtare me Italinë u tkurrën me 363.5 milion euro, e barabartë me 63.6 përqind të të gjithë rënies së vëllimit tregtar përgjatë vitit 2020./VOA

Etiketa: efekti i pandemisë COVID-19instatItaliVëllimi tregtar i Shqipërisëvendet e BE-së

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Vuçiç i prerë: Pa Listën Serbe nuk ka qeveri të re në Kosovë

Vuçiç: Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com