Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se nga 502 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 14 qytetarë. Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Patos, Gramsh.
Ndërkohë, janë 356 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i epidemisë.
Kujtojmë se, rastet e Covid-19 janë rritur në krahasim me një ditë më parë, për shkak të uljes edhe të testimeve nga Ministria e Shëndetësisë.