Covid-19 bllokon emigracionin, vetëm 90 shqiptarë kërkuan azil në maj, rënie me 94% – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Covid-19 bllokon emigracionin, vetëm 90 shqiptarë kërkuan azil në maj, rënie me 94%

09:30 | 15/07/2020
në Kryesore
0

Bllokimi i kufijve ka ulur ndjeshëm, të paktën përkohësisht, aplikimet e shqiptarëve për azil në shtetet e Bashkimit Europian.

Sipas statistikave të Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilit (EASO), gjatë muajit maj kanë aplikuar për azil gjithsej 90 shtetas nga Shqipëria, 24 prej të cilëve ishin riaplikime. Në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, kur kishte gjithsej 1,532 aplikime, është shënuar një tkurrje prej 94%.

Për 5 mujorin, gjithsej aplikimet për azil ishin rreth 3 mijë, me një rënie prej gati 70% me bazë vjetore. Tkurrja ka ardhur kryesisht që nga marsi, kur filluan dhe kufizimet e udhëtimeve dhe mbyllja e Europës, por dhe në janar dhe shkurt, kur ishin muaj normalë, është konstatuar një përgjysmim i kërkesave për azil, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Read more

Këmbimi valutor 21 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Seancë plenare në Kuvend/ Opozita kërkon interpelancë me Ramën dhe disa ministra, ja rendi i ditës –

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 21 Maj 2026

Gjatë vitit 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, sipas EASO, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie. Të dhënat e EASO tregojnë se në total ka një numër prej rreth 15 mijë rastesh që janë pezull. Përgjithësisht, mbi 90% e vendimeve për herë të parë që merren për azilantët shqiptarë janë negative, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.

Në vitin 2019, Shqipëria renditej në listën e 10 vendeve që kanë nivelin më të lartë të kërkesave për azil së Bashki me shtete të tilla si Siria, Afganistani, Venezuela, Pakistani, Turqia, Nigeria, Irani dhe e para në raport me popullsinë.

Të dhënat historike (shih grafikun) tregojnë se që nga viti 2013 ka një rritje të kërkesave për azil, që kulmoi në 2015-n, me rreth 68 mijë dhe më pas ndonëse erdhi në ulje, sërish mbeti më i larti nga shtetet e tjera të Europës që nuk janë pjesë e BE-së.

Aplikimet totale për azil në BE

Sipas EASO, megjithë heqjen e ngadaltë të masave të kontrollit në shumicën e vendeve të BE +, aplikimet për azil u ulën ndjeshëm (-84%) në maj në krahasim me nivelet e para-COVID.

Vetëm 10 200 aplikime u paraqitën në BE + në maj, paksa më e lartë, krahasuar me muajin prill (8 730), por prapëseprapë një rënie dramatike nga 65 692 aplikime në janar 2020.

Zyra Evropiane e Mbështetjes së Azilit (EASO) pret që numri i kërkesave të regjistruara të fillojë të rritet pasi shërbimet e azilit të fillojnë të kthehen në operacione normale. Sidoqoftë, kjo mund të vazhdojë të jetë e kufizuar në një shkallë të caktuar në periudhën aktuale pasi kufizimet e udhëtimit dhe kufijtë e mbyllur të jashtëm me vende të ndryshme jo-BE mbeten në fuqi.

Sirianët, Afganët dhe Irakianët vazhduan të paraqesin më shumë aplikime, duke përbërë një të tretën e të gjitha aplikimeve të paraqitura në maj./monitor/

Etiketa: bllokimi i kufijveCOVID-19EmigracioniZyra Evropiane e Mbështetjes së Azilit

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:06 | 21/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

Seancë plenare në Kuvend/ Opozita kërkon interpelancë me Ramën dhe disa ministra, ja rendi i ditës –

nga 27
07:44 | 21/05/2026
0

Mbahet sot në Kuvend seanca e radhës plenare. Në Rendin e ditës janë para shikuar disa interpelanca. Fillimisht parashikohen 2...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Maj 2026 –

nga 27
07:28 | 21/05/2026
0

Dashi Mund të pyesni veten pse të gjithë duhet të jenë kaq seriozë dhe emocionalë papritmas. Ka të ngjarë që...

Parashikimi i motit për sot, 21 Maj 2026

Parashikimi i motit për sot, 21 Maj 2026

nga 27
07:24 | 21/05/2026
0

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe...

Para
Tomini: Si bëhet gjurmimi i kontakteve të personave me Covid-19

Tomini: Si bëhet gjurmimi i kontakteve të personave me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:06 | 21/05/2026
PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

Seancë plenare në Kuvend/ Opozita kërkon interpelancë me Ramën dhe disa ministra, ja rendi i ditës –

07:44 | 21/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Maj 2026 –

07:28 | 21/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 21 Maj 2026

Parashikimi i motit për sot, 21 Maj 2026

07:24 | 21/05/2026
Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

23:24 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 21 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Seancë plenare në Kuvend/ Opozita kërkon interpelancë me Ramën dhe disa ministra, ja rendi i ditës –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 21 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 21 Maj 2026
  • Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –
  • Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 21 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Seancë plenare në Kuvend/ Opozita kërkon interpelancë me Ramën dhe disa ministra, ja rendi i ditës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com