Disa media dhe portale pasditen e sotme kanë shkruar se gjiganti mediatik shqiptar Top Channel ka ndryshuar pronar.
albeu.com shkruan se pronarët aktualë të shumicës së aksioneve, familja Hoxha ka arritur marrëveshjen me blerësin, i cili është njëri prej biznesmenëve më me ndikim aktualisht në Shqipëri.
Sipas këtij portali, bëhet fjalë për Shefqet Kastratin, i cili pritet të jetë pronari i ri i televizionit Top Channel.
Por, burime zyrtare i thanë cna.al se kjo nuk është e vërtetë. “Top Channel nuk është shitur dhe Vjollca Hoxha vazhdon të jetë pronare e tij.”-, u shprehen burimet.
Gjithçka e përhapur në disa media dhe portale është një gënjeshtër.
https://www.cna.al/2018/04/21/mashtrim-publik-top-channel-nuk-eshte-shitur/