Faqja online, “Joq”, ka publikuar një foto të një palestre në Tepelenë. Foton e ka dërguar një qytetar, që thotë se kjo palestër po rindërtohet dhe në murin e saj është pikturuar Edi Rama si basketbollist. Zoti Peçi është kujdesur që topi të futet patjetër në rrjetë, sepse kryeministri ynë nuk mundet kurrsesi të gabojë. Ai është i talentuar dhe ka vlera në çdo fushë, jo vetëm në politikë ku ka siguruar fitoret e famshme “publiçitare”. Shumëkush e dinte se Tërmet Peçi e do dhe e respekton shumë liderin Rama, por ky veprim kalon çdo kufi.
Duket se nuk do të jetë e largët dita kur të shohim Edi Ramën si piktor, si rrobaqepës apo si kuzhinier në muret e shkollave të Shqipërisë.
/tpz.al/