Cipras diktat Shqipërisë në emër të BE-së. Kush bën shurrën kundër erës, lag këmishën e vet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cipras diktat Shqipërisë në emër të BE-së. Kush bën shurrën kundër erës, lag këmishën e vet

18:55 | 31/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Abedin Rakipi

Ditët e fundit kryeministri grek Alexis Tsipras me tone të ashpra i ka diktuar Shqipërisë linjën politike që kjo e fundit duhet të ndjekë në trajtimin e të ashtuquajturit minoriteti grek në Shqipëri.

Cipras pasi i kërkon Shqipërisë që t’i trajtojë grekët si padronët e vërtetë të Shqipërisë, kërcënon hapur se do të bllokojë procesin e anëtarësimit te Shqipërisë në BE, nëse Shqipëria nuk i plotëson të gjitha orekset e Greqisë. Me një fjalë, Cipras i kërkon Ramës që t’i trajtojë grekët si një grupacion superior në krahasim me qytetarët e tjerë të këtij shteti. Ai kërkon që për grekët mos të përdoren të njëjtat ligje dhe standarte që përdoren për qytetarët e tjerë të kësaj republike.

Read more

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

Ky diktat politik që ushtron Cipras dhe shumë politikanë të tjerë grekë e nënshtron qeverinë, shtetin dhe popullin shqiptar ndaj orekseve dhe qejfeve më të sëmura të agresionit nacionalist-ekspansionist grek. Ajo që kërkon Cipras është një formë traktati i pashkruar dhe i heshtur që nënshtron një komb ndaj një kombi tjetër, dhe që është totalisht në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Cipras, ashtu si edhe Pavlopulos, vitet e fundit nuk ka nguruar që t’i tregojë muskujt dhe forcën Shqipërisë sa herë është përmendur Çështja Çame. Të dy ata janë të bindur se nënshtrimi i të dobëtit ndaj të fortit është servilizëm dhe i kërkojnë Shqipërisë një vasalizim total.

Cipras i kërkon Shqipërisë të asgjësojë Çështjen Çame, të heqë termin “Çamëri” nga tekstet shkollore, të ndryshojë në pasaportat e qytetarëve çamë lindur në Çamëri, toponimet, të mos njohë gjenocidin ndaj çamëve, të bllokoje çamët dhe organizimet e tyre, i kërkon Shqipërisë të heshtë rreth kësaj çështje e të tjera, e të tjera…

Pra, shkurt Greqia i kërkon Shqipërisë të prostituohet në çdo kuptim të fjalës, përsa i përket Çështjes Çame.

Me të gjitha këto lojëra Greqia kërkon t’i bëjë çamët të humbin përfundimisht shpresën për kauzën e tyre, sepse Greqia e di mirë se humbja e shpresës është pranimi i nënshtrimit. Ajo kërkon që t’i izolojë çamët politikisht, por edhe ekonomikisht dhe në të gjitha këto manovra ajo përmend emrin e BE-së. A thua BE i ka shpallur çamët, rrezikun nr. 1 të saj?!

Ciprasi harron se çamët janë si gjethja e mentes, sa më shumë ta fërkosh aq më shumë çliron parfum dhe erë të mirë, por ama po e kafshove ta djeg gojën dhe stomakun.

Paralelisht Cipras i kërkon Shqipërisë të ngrejë në nivelin e hyjnive minoritetin grek dhe të demonizojë në nivelin e skllevërve çamët. Dhe sërish këtë terror shtetëror Greqia e bën në emër të BE-së. Duket sikur Greqia nuk guxon të imagjinojë një botë me dimensione humane, ku padrejtësia dhe gjenocidi dënohen në formën më ashpër. Po BE-ja që njohim ne duket se është e kundërta e BE-së që na shet Greqia. BE-ja që njohim ne i dënon gjenocidet dhe ushqen paqe dhe bashkëpunim mes popujve e jo nënshtrim e skllavëri në emër të demokracisë.

Me supremacinë e saj ushtarake dhe ekonomike Greqia kujton se posedon një det mundësish për t’i diktuar shtetit shqiptar që të heshtë rreth gjenocidit çam dhe Çështjes Çame, por ajo harron  se deti atë që  bie gjatë baticës e merr sërish mbrapsht gjatë zbaticës.

Edhe sa kohë kujton Greqia se do të pijë ujë diktati i saj ndaj një shteti sovran në emër të BE? A nuk e shikon ajo, se koha është në favorin tonë dhe nuk i shpëton dot dorës së Zotit në tokë? Dhe Zoti kërkon zgjidhjen e Çështjes Çame…

Zoti Cipras, mos harroni,  koha është një limë që punon pa bërë zhurmë.

Ne ju kërkojmë që të ndalni këtë retorikë agresive dhe të njihni gjenocidin çam duke mos ju ofruar asnjë alternativë tjetër. Ju bëni një dialog të shurdhër, por mos harroni që fjalët janë femra, kurse aktet janë meshkuj. Ne do të vazhdojmë revanshin tonë deri në kthimin tonë në Çamëri dhe për këtë na shtyn furishëm përpara era e të vërtetës, e cila është në anën tonë. E vërteta është si vaji, del gjithmonë në sipërfaqe.

Ndërsa ju keni vendosur t’i dilni kundër erës së të vërtetës, por mos harroni se kush bën shurrën kundër erës, lag këmishën e vet.

/abedinrakipi.blogspot.com/

Etiketa: Abedin RakipiAleksis CiprasAlexis TsiprasCameriÇeshtja çameCipras diktat Shqipërisë në emër të BE-sëdiktatkemisheshurrë

Të Lidhura

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

nga 27
11:50 | 16/05/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një aktivitet publik, deklaroi se në Shqipëri është rikthyer një...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

nga 27
11:30 | 16/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve në vend. Sipas njoftimit të Bordit, çmimi i naftës është rritur...

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

nga 27
11:22 | 16/05/2026
0

Zbardhen detaje të reja tronditëse nga hetimet për ndërtimin pa leje të zbuluar pak ditë më parë në Sarandë, i...

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

nga 27
10:54 | 16/05/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të...

Para
Shitjet online në zgjerim, sa shpenzojnë shqiptarët për të blerë përmes kompjuterit

Shitjet online në zgjerim, sa shpenzojnë shqiptarët për të blerë përmes kompjuterit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

11:50 | 16/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

11:30 | 16/05/2026
Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

11:22 | 16/05/2026
“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

10:54 | 16/05/2026
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

10:32 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –
  • Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –
  • Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –
  • Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –
  • Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –
  • Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com