• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cila media është skandaloze?

06:29 | 09/12/2019
në Opinion
0

Nga Lutfi Dervishi

Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ka të gati sa herë i vjen në mendje media. Kanë njerëzit panik- fajin e ka media! Jep dorëheqje kryetarja e bashkisë së Durrësit- fajin e ka gazetarja që e pyet për këtë, se kjo nuk është pyetje. Ka kaos me shpërndarjen e ndihmave- fajin e ka media. Ka njerëz që ikin nga Durrësi dhe Tirana- fajin e ka sërish media! Media skandaloze!

Lexo edhe

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

Po për cilën media po fjasim?

Për median tradicionale? Për televizionet? Për gazetat? Për radiot?

Për median e re? Për portalet?

Për median e NGO-ve?

Për median sociale?

Për gazetarët qytetarë?

Për ata që janë “ndikues” në mjedisin on line?

Le t’i marrim me radhë: Media tradicionale, kryesisht televizionet dhe veçanërisht gazetarët në terren gjatë këtyre ditëve kanë bërë një punë tejet të lavdërueshme. Këtu mund të ketë vend kritika për emisionet “debate”, ku klithmat, kacafytjet dhe tonet e ngritura vijojnë a thua se jemi në prag të sezonit turistik dhe jo para një tragjedie të paprecedent dhe jemi ende në aktin e parë të saj.

Media e re, portalet, bashkuar me rrjetet sociale – në informacionet e tyre janë bazuar kryesisht mbi informacionet që ka përcjellë televizioni. Pjesa e teprimit të tyre nuk është gjë e re. Edhe në këtë moment, të shfaqen tituj: “Tjetër tërmet i fuqishëm. Ja sa ballë është” dhe këtu kërkohen klikime. Klikime me çdo kusht. Le të marrim klikime – pa le të shembet bota! Këtu janë problemet më të mëdha me ç’informimin, lajmet e rreme dhe keqinformimin. Por këtu janë edhe gafat më të mëdha dhe më të papranueshme. Është ndaluar nga policia një vajzë 25 vjeçare (Xhulia Aliaj) për një postim që “përhap panik”, janë ndaluar nga policia dy administratorë të një portali që përveç të tjerave ishte i pari që denoncoi abuzime me ndihmat nga zyrtarë të shtetit.

Teprimet në rrjetet sociale nuk janë eskluzivitet i Shqipërisë, por përgjigja më e keqe është- dërgimi i policëve. Policia ka plot punë këto ditë, prokurorët dhe gjykatësit mund të kenë punë, por është absurde të merren me gazetarë qytetarë apo administratorë portalesh! Teprimet e pse jo edhe skandalet- janë çmimi që paguajmë për të qenë të lirë.

Por edhe on-line jo çdo gjë është e zezë. informacione dhe imazhe që nuk i kap kamera e tv dhe gazetari tradicional janë produkt i punës së gazetarëve para kompjuterit.

Kur themi media është skandal, jo vetëm marrim një litar dhe lidhim gjithë pyllin, por fyejmë dhjetëra djem e vajza gazetarë që non-stop kanë raportuar edhe në kushte rreziku për jetën.

Duke thënë “media është skandal”, fyejmë ata që venë emër dhe mbiemër në raportime apo analize, sepse i barazojmë me urithët anonimë që gëlojnë si hijenat.

Para se të themi media është skandal le të mendojmë pak para se t’i japim përgjigje pyetjes: çfarë do të kishim sot, nëse nuk do të kishim media?
Nuk do të kishim “media skandaloze”, por sigurisht do të kishim skandale!

Etiketa: Cila media është skandaloze?Lutfi Dervishimediamedia tradicionaleskandaleskandalozetelevizionet

Të Lidhura

Burrështetasve shqiptarë nuk u mungon gjithaq mençuria, sa ndershmëria!

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

nga 27
10:17 | 12/08/2022
0

Nga Kim Mehmeti Te disa ‘kalemxhinj’ dhe qarqe mediatike shqiptare – kryesisht në Prishtinë – mbisundon mendësi e përafërt me...

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

nga 27
11:33 | 08/08/2022
0

Nga Artan Fuga Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa, u shkatërrua konsumatori, dhe tani, Zoti merr hak, edhe...

“Idiotët e ujit vrasin”/ Fëmija u godit nga skafi, deputeti shqiptar rrëfen tmerrin

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

nga 27
11:05 | 06/08/2022
0

Nga Irena Beqiraj Mirelë! Dil pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy këmbë ! Për një njeri që noton...

Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…

Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

nga 27
12:40 | 04/08/2022
0

Nga Lutfi Dervishi Si ndodhi që figura e policit është zhvendosur nga rubrika e satirës dhe humorit te kronika e...

Para
Flokët e para të dëborës zbardhin Lurën, ARRSH: Kujdes makinat që kalojnë në këtë aks (foto)

Flokët e para të dëborës zbardhin Lurën, ARRSH: Kujdes makinat që kalojnë në këtë aks (foto)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kontrolli i shtëpisë nga FBI-ja, Trump: Nxirrni dokumentin tani

Kontrolli i shtëpisë nga FBI-ja, Trump: Nxirrni dokumentin tani

17:11 | 12/08/2022
Skandal/ Makina e policisë kalon mbi grurin që u derdh nga kamioni në Tiranë-Durrës

Skandal/ Makina e policisë kalon mbi grurin që u derdh nga kamioni në Tiranë-Durrës

17:09 | 12/08/2022
“Partia e Lirisë krahasoi Tiranën me Kabulin”/ Blushi: Veliaj gënjen në stilin e tij ordiner

“Partia e Lirisë krahasoi Tiranën me Kabulin”/ Blushi: Veliaj gënjen në stilin e tij ordiner

16:57 | 12/08/2022
Dikur të dashur, ja momenti kur Dua Lipa dhe Ledri përqafohen në Sunny Hill (VIDEO)

Dikur të dashur, ja momenti kur Dua Lipa dhe Ledri përqafohen në Sunny Hill (VIDEO)

16:52 | 12/08/2022
U vra me çifte nga xhaxhai në Shkodër, 10-vjeçari do të prehet në Itali

U vra me çifte nga xhaxhai në Shkodër, 10-vjeçari do të prehet në Itali

16:39 | 12/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Kontrolli i shtëpisë nga FBI-ja, Trump: Nxirrni dokumentin tani
  • Skandal/ Makina e policisë kalon mbi grurin që u derdh nga kamioni në Tiranë-Durrës
  • “Partia e Lirisë krahasoi Tiranën me Kabulin”/ Blushi: Veliaj gënjen në stilin e tij ordiner
  • Dikur të dashur, ja momenti kur Dua Lipa dhe Ledri përqafohen në Sunny Hill (VIDEO)
  • U vra me çifte nga xhaxhai në Shkodër, 10-vjeçari do të prehet në Itali
  • Plagosi Vali Corleonen, lihet në burg e dashura 22-vjeçare

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kontrolli i shtëpisë nga FBI-ja, Trump: Nxirrni dokumentin tani
  • Skandal/ Makina e policisë kalon mbi grurin që u derdh nga kamioni në Tiranë-Durrës

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com