Skandal në Gramsh. Ka ndodhur ajo që nuk pritej në qytetin me kulturë të veçantë. Prej disa ditësh, persona ende të paidentifikuar u kanë vënë zjarrin plehrave dhe mbetjeve urbane kudo në periferi të qytetit.
Më keq paraqitet situata në fshatin Mashan ku ka marrë në flakë e gjithë fusha e mbeturinave. Por zjarre kanë shpërthyer edhe në disa pika të tjera. Zjarrfikëset kanë shkuar të fikin flakët, por sërish zjarret shpërthejnë e duket sikur nxiten nga një dorë e padukshme.
Disa banorë nga Gramshi kanë shkruar në redaksinë tonë ku ngrenë këtë shqetësim. “ Prej disa ditësh Gramshi vazhdon të jetë i mbuluar me tym dhe smog. E gjithë lugina e Devollit është e mbuluar më tym nga djegia e plehrave. Në fshatin Mashan del vazhdimisht tym i zi shumë helmues. Kemi vështirësi në frymëmarrje. Krejt papritur Gramshi i shquar për klimë dhe ajër të pastër, është bërë më keq se Elbasani.”
/Infoelbasani.al/