“Çfarë dreqin ishte kjo?”, kaos i plotë në debatin e parë Trump-Biden – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çfarë dreqin ishte kjo?”, kaos i plotë në debatin e parë Trump-Biden

13:30 | 30/09/2020
në Bota, Kryesore
0

Nga Carla Bleiker

Çfarë dreqin ishte kjo? Këtë pyetje mund t’i bëje vetes si spektator pas debatit të parë televiziv mes presidentit Trump dhe sfiduesit të tij, Joe Biden.

Ajo që ishte menduar si shkëmbim faktesh, për t’ua bërë më të lehtë vendimin votuesve të pavendosur, i ngjasoi që në minutat e para sherrit kaotik mes dy xhaxhallarëve të moshuar në një familje, ku njëri nuk respektoi asnjë rregull, dhe tjetri qeshte gjithnjë e më shumë si i detyruar dhe tundte kokën që të mos klithte.

Read more

Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –

Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –

Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –

SHBA ndodhen në një krizat më të mëdha, pandemia e koronës, katastrofat natyrore për shkak të ndryshimit të klimës dhe një hendek gjithnjë e më i thellë mes amerikanëve të bardhë dhe atyre me ngjyrë e kanë tronditur vendin. Por në përballjen e parë televizive mes kandidatit të republikanëve dhe atij të demokratëve shikoje një president, i cili nuk e la kundërshtarin e tij të mbaronte as edhe një fjali dhe vetë nuk prezantoi gati asnjë plan për përmirësimin e situatës.

Kur moderatori Chris Wallace i kujtoi Trumpit, që ekipi i tij i kishte pranuar rregullat e debatit, dhe me këtë presidenti pranoi që Biden t’u përgjigjej pyetjeve dy minuta pa u ndërprerë, nga Biden erdhi përgjigja e thatë: “Ai nuk e mban kurrë fjalën.” Por që Trump ta fuste kaq në kaos debatin, dhe moderatori as të mos ia dilte t’i tregonte vendin ishte mjaft dëshpëruese.

Një “debat” i tillë më mirë të mos zhvillohet.

Edhe Biden pati problemet e veta gjatë debatit. Ai e quajti Trumpin “klloun”, gjë që shihet si e papërshtatshme në skenën politike. Kurse shpjegimet e Bidenit për temën, kush, ku dhe sa kohë mund të votojë me postë rezultuan në një kompleks fjalish të tipit Biden, ku fundi nuk kishte asnjë lidhje më me fillimin.

Por ishte Trump ai, që konceptin e debatit presidencial e ktheu në absurditet. Moderatori Wallace nuk ishte në gjendje ta kontrollonte. Edhe Biden i doli pak ballazi Trumpit. Vetëm një moment u bë kaq i ashpër toni i Bidenit, dhe e ndërpreu pak sekonda lumin e rrëmbyer të Trumpit: kur ai foli për djalin që ka ndërruar jetë, Beau dhe angazhimin e tij në Irak, ndërsa Trump përpiqej ta kthente vëmendjen tek djali tjetër, Hunter dhe akuzat për korrupsion kundër tij.

Kur nuk arrihet të krijohet një debat i vërtetë, sepse njëri kandidat 90 minuta rresht nuk e lejon tjetrin të flasë, atëherë ai nuk ka kuptim. Tani në radhën e debateve qëndron ai mes zëvendëspresidentit, Mike Pence dhe kandidates së zgjedhur nga Biden, Kamala Harrs më 7 tetor. Pas kësaj do të zhvillohen edhe dy debate të tjera televizive mes Bidenit dhe Trumpit. Nuk do të ishte lëvizje e zgjuar shahu, nëse Biden i zhgënjyer do t’i refuzonte këto debate, shpejt atë mund ta quanin frikacak. Por pas këtij “debati” katastrofal një gjë e tillë do ishte e kuptueshme.

Etiketa: Carla BleikerDonald TrumpJoe Bidenusa

Të Lidhura

Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –

Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –

nga 27
23:06 | 12/05/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të...

Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

nga 27
22:48 | 12/05/2026
0

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka deklaruar (për herë të parë zyrtarisht) se droni detar i mbushur me eksploziv...

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –

nga 27
22:00 | 12/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=HSFTZMi14A4 Prej dy dekadash, Bashkia Tiranë vazhdon të shpenzojë paratë e taksapaguesve për monitorimin e trafikut në kryeqytet, pa sjellë...

Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –

Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –

nga 27
21:26 | 12/05/2026
0

Në seancën 16 prillit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka pasur debate të forta mes anëtarëve, të cilat nisën...

Para
Shkarkohet drejtori i doganave, emërohet i riu

Shkarkohet drejtori i doganave, emërohet i riu

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –

Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –

23:06 | 12/05/2026
Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

22:48 | 12/05/2026
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –

22:00 | 12/05/2026
Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –

Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –

21:26 | 12/05/2026
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak –

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak –

20:42 | 12/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –
  • Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –
  • Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –
  • Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –
  • “Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak –
  • Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, sagën e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –
  • Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com