“Çështjet kombëtare nuk negociohen”, Idrizi: “Mos Harro Çamërinë” i drejtohet qeverisë greke (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çështjet kombëtare nuk negociohen”, Idrizi: “Mos Harro Çamërinë” i drejtohet qeverisë greke (film)

16:34 | 02/07/2020
në Kryesore
0

Në përkujtimin e 76-vjetorit të genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi bëri thirrje që në këtë kohë tashmë dy popujt ai shqiptar dhe ai grek duhet të lënë pas të shkuarën dhe të jetojnë si fqinjë të mirë dhe të punojnë së bashku.

I ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, Idrizi foli në lidhje me javën Çame ku theksoi se ne nuk e ngatërrojmë popullin grek me bandat e Napolon Zervas dhe kjo është një thirrje që ato të mos bëhen bartës të këtyre qarqeve dhe ta shohin në sy problemin e Çamërisë dhe ta zgjidhin me një dialog të dy fqinjëve të mirë.

“Mos Harro Çamërinë” i drejtohet qeverisë greke. Ne jemi të qartë se nuk e ngatërrojmë popullin grek me bandat e Napolon Zervas dhe kjo është një thirrje që të mos bëhen bartës të këtyre qarqeve dhe ta shohin në sy problemin e Çamërisë dhe ta zgjidhin me një dialog të dy fqinjëve të mirë. Dua t’i bëj thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotakis, babai i tij i cili në vitin 1992 ka qenë kryeministër në Greqi, në bisedime me kryeministrin Meksi pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështje pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi.

Read more

Është një shenjë shprese –

Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –

Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua –

Thirrja ime për kryeministrin e Greqisë sot është, dëgjo zërin e babait. Unë i bëj thirrje që të punojmë bashkë. Do t’i ulërija kryeministrit të Shqipërisë të mos e harrojë Çamërinë. Në shqiptarët e Çamërisë nuk na ka mundur harresa dhe koha. Ajo që mua më vjen keq është se ne si shoqëri nuk mund të humbim dot vetëdijen tonë kombëtare për çështje që na bëjnë bashkë. Unë do të mirëprisja jo për ne, por për Shqipërinë që të kishte një vëmendje më të madhe, është edhe situata e COVID-19″, është shprehur Idrizi.

Idrizi u ndal edhe tek premtimet që kanë bërë qeveritë shqiptare për çështjen Çame , ku tha se kryeministri Edi Rama betohej më shumë se ai për Çamërinë, por PDIU-ja u ka interesuar vetëm për vota dhe kanë një problem me këtë çështje. Idrizi tha se PDIU nuk do të mbështesë asnjë forcë politike, pa Çamërinë.

“Ka qenë e paimagjinueshme për ne që në 4 vitet më parë z Rama betohej më shumë se unë, në koshin e basketbollit për çështjen Çame. Ajo që kuptohet ata duan PDIU-në edhe për çështje elektorale dhe për vota, por kanë një problem shumë të madh për çështjen Çame. Por ne e dimë që do të kemi një rrugë të gjatë dhe të mundimshme, nuk mbështesim asnjë forcë politike pa Çamërinë. Kjo është arsyeja se pse kam kërkuar falje, sepse besova që çështje të tilla të mëdha mund tu’a linim edhe partive të mëdha. Por nuk është kështu dhe PDIU është krijuar vetëm për këtë çështje, që të shtyjmë kauzat tona përpara. Ne nuk ka mund harresa e dimë që kemi argumentin me vete, e dimë që drejtësia është në anën tonë, por po tenton të na mundë me harresë një shtet i dobët, jo funksional, nuk ka memorie kombëtare dhe një strategji kombëtare. Është vendi i vetëm në botë që nuk ka përcaktuar linjat e kuqe apo një strategji kombëtare që duhet të fillojë nga Akademia e Shkencave. “- tha Idrizi.

Duke u ndalur tek kushtet e herëpashershme me Greqinë, që kjo e fundit si vend i Bashkimit Europian nxjerrë për vendin tonë gjatë çdo procesi drejt integrimit, Idrizi tha se këto penalizojnë vetëm politikanët e vendit, pasi ka disa çështje për të cilat nuk mund t’i negociosh, sovraniteti kombëtar, çështjen kombëtare, deti, ku sipas tij nuk mund të jetë monedhë shkëmbimi, ashtu siç kanë trajtuar edhe Çështjen Çame.

“Penalizojnë vetëm ato pushtet të cilët nuk e kuptojnë se në këto zyra janë të përkohshme. Zyrën nuk do ta marrë asnjëherë me vetë, por ti japë asaj zyre dinjitet. Ka disa çështje të cilat nuk mund ti negociosh, sovraniteti kombëtar, çështjen kombëtare, deti, nuk mund të jetë monedhë shkëmbimi ashtu siç kanë trajtuar edhe Çështjen Çame. Nga një anë është injorance dhe nga ana tjetër nuk kanë në mënyrë burimore trashëgiminë e një shteti serioz. Ajo që e bën më të qartë është se kanë hall ta kenë mirë me Athinën, pasi Athina mund ti rrëzojë nga pushteti.”- tha Idrizi.

Etiketa: “Mitsotakis76-vjetori i genocidit mbi shqiptarët e ÇamërisëÇeshtja çameJava Çamekreu i pdiuKryeministri i GreqisëShpetim Idrizi

Të Lidhura

Është një shenjë shprese –

Është një shenjë shprese –

nga 27
12:24 | 08/04/2026
0

Papa Leone XIV ka mirëpritur dakordësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të arritur një armëpushim dy javor. “E...

Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –

Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –

nga 27
12:07 | 08/04/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar një rast të ndodhur sipas tij në Lezhë ditën e djeshme. Në...

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –

nga 27
11:57 | 08/04/2026
0

Një 32-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi tentoi të merrte me forcë në makinë një grua. Policia bën me dije...

Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –

Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua –

nga 27
11:45 | 08/04/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar...

Para
Kreu i PD në Korçë jep dorëheqjen, zbulohet arsyeja

Kreu i PD në Korçë jep dorëheqjen, zbulohet arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Është një shenjë shprese –

Është një shenjë shprese –

12:24 | 08/04/2026
Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –

Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –

12:07 | 08/04/2026
Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –

11:57 | 08/04/2026
Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –

Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua –

11:45 | 08/04/2026
Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –

Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –

11:39 | 08/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Është një shenjë shprese –
  • Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –
  • Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –
  • Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua –
  • Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –
  • Panik në një lokal të Tiranës! 50-vjeçari tenton të vrasë me armë një 38-vjeçar (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Është një shenjë shprese –
  • Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com