Dy partitë kryesore në opozitë kanë kallëzuar kryeministrin Edi Rama në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pakica parlamentare pretendon se kreu i qeverisë ka fshehur provat për audiopërgjimin që implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.
Kodi Penal sipas opozitës, detyron çdokënd që ka një provë për një çështje të caktuar që është në hetim, ta depozitojë pranë organit të akuzës.