Çështja Çame nuk është stafeta e lojës me shamia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja Çame nuk është stafeta e lojës me shamia

09:20 | 22/07/2017
në Opinion
0

Nga Alba Haruni

Çështja Çame nuk është as trofe e as disfatë partish. Nuk munden, të paktën moralisht, të rendin, ta rrëmbejnë si shami stafete.

Nuk munden, megjithëse kanë përkatësi krahinore nga Çamëria.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nuk munden ata që nuk qenë askund, kur luftohej për Rezolutën e Çamërisë.

Nuk munden, kur të paktën nuk thanë një fjalë, kur ministri i Jashtëm i Greqisë e mohoi kategorikisht ekzistencën e Çështjes Çame.

Nuk munden, sepse të vetmen gjë që dinë të bëjnë, është të hedhin baltë mbi personin që drejton interesat politike të kësaj çështje. Nuk lanë skenar pa thurrur, e fjalë pa shpifur kundër patriotit të tyre dhe pse? Ju them, sepse ju janë prishur interesa foshnjarake. E këta janë nga ata njerëz që “për një plesht djegin jorganin”. Por, Çamëria nuk është jorgani askujt.

Diçka të sinqertë kam për këta njerëz që dua të them se janë vërtetë të zotë në punët e tyre. Me zemër të hapur ju them se nuk degjova kurrë nga zoti Idrizi, të flasë me gjuhën e urrejties ndaj jush. Asnjë fjalë fyese apo denigruese për ju dhe punën tuaj. E vetmja fjalë që kam dëgjuar prej tij është se PDIU e ka derën hapur për cilindo çam e jo çam që e duan Çamërinë, Çështjen Çame dhe Shqipërinë.

Ndërsa nga ju dëgjova të flisni me gjuhën e hasmit dhe për gjëra shumë personale. E kjo nuk është gjuha që ju ka hije çamëve. Ju jeni ata që ftuat elektoratin shqiptar të mos marrë pjesë në votim. Për rrjedhojë nuk duhet të keni moralin të kerkoni asgjë, e jo të tentoni të “merrni stafetën” e Çështjes Çame. Nëse mandati i zotit Idrizi , nuk u gjend i përfaqësuar për tekat e kulisave dhe intrigave të pushteit, për tjetërsim votash apo më keq sepse u sponsorizua nga klanet e shovinizmit grek, kjo nuk do të thotë se nuk u votua. U votua, madje me zemër.

I pashë vetë çamët, jo të interesit, kur bashkë me votën i jepnin dhe bekimin. Pashë nuje shamibardha, kur bashkë me lotin jepnin dhe uratën.

Mos u xhelozoni që patriotin tuaj, Shpëtim Idrizi, sot e duan dhe përkrahin nga jugu në veri 89 mijë shqiptarë, të cilët për shkak të kapriçove të sistemit ndihen të papërfaqësuar. Këta shqiptarë, në një sistem demokratik përfaqësimi do kishin sot tetë mandate të padiskutuara.

Duke mos dashur t’ju përmend emra, sepse tek e fundit jemi të një gjaku ju them: mos u bëni hijena. Një mandat është diçka për Çështjen Çame, por nuk është gjithçka.
Jemi në rrugën e duhur.

Etiketa: Alba HaruniÇeshtja çameÇështja Çame nuk është stafeta e lojës me shamiadisfatëloja me shamiaRezoluta e ÇamërisëShpetim Idrizistafetëtrofe

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Meta largohet nga LSI, dorëzon teserën

Meta largohet nga LSI, dorëzon teserën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com