Më 27 shkurt çertifikohen 150 udhërrëfyesit e parë turistikë për Shqipërinë.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi në një postim në Facebook, shkruante se 158 udhërrëfyesit do të prezantojnë Shqipërinë për të gjithë turistët që vizitojnë vendin tonë.
Guidat fituese janë seleksionuar pas një testimi të kryer nga disa komisione mikse të ngritura nga MZHETTS. Udhërrëfyesit çertifikohen në tre kategori: Nacionalë, Lokalë dhe Guida të specialiteteve të veçanta.